• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dorëzon ‘Çelësin e Qytetit’ presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit

by Java News
19/03/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” Shkëlqesisë së Tij, Mons. Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit dhe një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant’Egidio, me veprimtari humanitare anembanë botës.

Lajmi u bë i njohur nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Mons.Vincenzo Paglia në shërbim të njerëzve në nevojë. “Jam shumë i lumtur që për një personalitet shumë të dashur për qytetin tonë dhe për vendin tonë, një personalitet i Kishës Katolike dhe një shërbëtor të Perëndisë për gjithë ato gjëra që na bashkojnë, t’i dhuroj Monsinjor Paglias “Çelësin e Qytetit të Tiranës”, në shenjë mirënjohje nga të gjithë qytetarët e Tiranës për kontributin e tij dhe të komunitetit të tij”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi ndihmën që Mons. Paglia dhe Komuniteti i Sant’Egidio dhanë për Tiranën në vitet e vështira pas viteve ‘90, për të bashkuar forcat tona politike dhe për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që ndajnë. “Edhe sot mbas 30 vitesh kontribut, si themelues i Sant’Egidio-s, ai është i pranishëm këtu, po merret me kurën paliative duke ndihmuar të gjithë ata qytetarë në nevojë, që në qytetin e Tiranës trajtohen nga komuniteti në ditët më të vështira të sëmundjes apo të rehabilitimit të tyre. Por, edhe në vitet e errëta të 1997 dhe 1998, kur si përfaqësuesi i Sant’Egidio-s, synonte të bashkonte forcat tona politike për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë”, deklaroi Veliaj.

Shkëlqesisë së Tij Mons. Vincenzo Paglia falenderoi kryebashkiakun Veliaj për “Çelësin e Qytetit”, teksa shprehu konsideratat për Tiranën si një qytet që është rritur me maturi. Mons. Paglia theksoi se sot Tirana është një qytet që mund të shohë Italinë si një “motër” për t’u përballur me sfidat e Mesdheut e të Evropës së madhe.

“Dua të falenderoj shumë kryebashkiakun për këtë gjest familjarm, për dhënien e “Çelësit të Qytetit”. Unë e kam njohur Tiranën në vitin 1991, një qytet me shumë probleme, por me shumë shpresa. Por pas pothuajse 30 vitesh, është një qytet që është rritur, që ka kaluar në këtë shekull të ri me maturi dhe me një mençuri të madhe, dhe dua të them që sot Tirana është një qytet që mund ta shohë Italinë si një “motër”, të përballet me sfidat e Mesdheut e të Evropës së madhe. Por, kur vëllezërit dhe motrat gjenden së bashku, e ardhmja e sigurt është më e mirë dhe do të jetë më paqësore”, u shpreh Mons. Vincenzo Paglia.

Next Post
Diskriminimi, në 2018 mbizotërojnë ankesat për largim nga puna

Diskriminimi, në 2018 mbizotërojnë ankesat për largim nga puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In