• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes në Baldushk: Nuk duhet ta humbasim frymën e solidaritetit

by A R
07/06/2020 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhemal Allmuça dhe bashkëshortja e tij, Bajamja, të dy pensionistë, kishin pak shpresa se një ditë familja e tyre, me gjashtë anëtarë në Baldushk, do të futej në shtëpinë e re pas tërmetit të shtatorit. Por, me ndihmën e biznesit, ajo u ndërtua në kohë rekord, më e mirë, më e sigurt dhe tërësisht e mobiluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.

“Kam parë fotografitë e shtëpisë në shtator, pas tërmetit të parë. Por, dëgjova edhe historinë nga nënë Bajamja, sesi i kishte nxjerrë fëmijët, nipat e mbesat nga rrënojat e një shtëpie të ndërtuar me gurë e baltë, një ndërtim primitiv që nuk i bëri ballë as të parit, le më tërmetit të dytë. Jam shumë i lumtur që Xhemali dhe nënë Bajamja kanë sot një shtëpi të re, falë Rudinës dhe skuadrës së saj”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë do të fillojë rikuperimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. “Do të transformohet e gjithë zona, duke shtuar edhe shtëpitë e reja që do të bëjmë për shkak të tërmetit të nëntorit. Do të rikuperojmë 870 shtëpi të dëmtuara”, tha ai. Veliaj shtoi se për projektin e rindërtimit të banesave monofamiljare janë kualifikuar 7 kompani, ndërkohë që më pas do të fillojë puna pa humbur kohë edhe për pallatet.

“Do nënshkruajmë kontratat me 7 kompanitë që janë kualifikuar dhe secilit do i japim nga një fshat; pra, një kompanie shtëpitë për Baldushkun, tjetrës Ndroqin, Pezën, njësitë e Tiranës, e kështu me radhë. Besoj se do t’i rikuperojmë në një kohë rekord, brenda këtij viti, të gjitha shtëpitë individuale në zonat rurale të Tiranës. Më pas do të marrim kohën për të vijuar me pallatet”, tha ai.

Veliaj shprehu besimin se nëse do të vijohet me këtë frymë bashkëpunimi, ditët më të mira janë përpara për Tiranën. “Frymën që kemi ngjizur nga tërmetet dhe pandemia, kur u bëmë disi më solidarë, më të njerëzishëm me njëri-tjetrin, nuk dua ta humbasim; nuk dua të kthehemi tek historitë e vjetra ku i nxirrnim sytë njeri-tjetrit për çdo punë, por të ruajmë këtë frymë që na lidhi bashkë në momentet e fatkeqësisë. Nëse vazhdojmë me këtë mirësi e bashkëpunim, Tirana do shohë vetëm ditë të bardha”, nënvizoi ai.

Shtëpia në Baldushk, e dëmtuar nga tërmeti i shtatorit, u rindërtua nga e para prej shoqërisë FZ Construction sh.p.k. Administratorja e kësaj kompanie, Rudina Zekaj vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Marrëveshja, si shansi i fundit për një “lider europian”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In