• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dhuron “Çelësin e Tiranës” artistes Shkurte Fejza, nesër koncerti te Pallati i Kongreseve: Krenarë për ty! Faleminderit që na frymëzon me këngët e tua!

by Java News
19/06/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshja Shqipëri-Kroaci po pritet me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej”, aty ku Bashkia e Tiranës ka menduar të sjellë mjaft surpriza për tifozët që mbështesin kuqezinjtë në sfidën e dytë të Euro2024. Surprizë për tifozët kuqezinj do të jetë edhe artistja e njohur Shkurte Fejza, e cila do të performojë për mbështetësit e kombëtares, para sfidës që do të luhet në Hamburg në orën 15:00. Pak para performancës, Shkurte Fejza u prit në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj “Çelësin e Tiranës”.

“Çelësi i Tiranës është simboli i një dere të hapur, i një zemre të hapur dhe i një mendjeje të hapur. Ti na ke frymëzuar pafund në çdo festim, në çdo tubim, sidomos në gëzimet me Kombëtaren tonë. Sot në Tiranë kemi shumë qytetarë të Kosovës, por edhe nga vendet e tjera, por fakti që kënga jote ka qenë tamam si ai filli që i ka lidhur shqiptarët kudo ku janë, në një copë të madhe kuq e zi, është diçka e jashtëzakonshme. Duhet të jesh shumë krenare. Ne, po e po! Por edhe ti vetë, për këto 50 vjet dashuri që na ke dhënë pa kushte dhe pa u kursyer. Lajmi i dytë i mirë është që, Shkurte Fejza do të jetë pas pak te Fan Zone, ku do të kemi një surprise për të inkurajuar Kombëtaren, përpara se të fillojë ndeshja me Kroacinë” u shpreh Veliaj.

Ai dha edhe lajmin e mirë se ditën e nesërme Shkurte Fejza do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve, si qershia mbi tortë për 50 vite karrierë. “Nesër te Pallati i Kongreseve, në orën 20.00, Shkurte Fejza ka koncertin e saj, qershia mbi tortë, i 50 vjetorit të karrierës. Të jemi shumë mirënjohës dhe të duam shumë”, tha Veliaj.

Artistja Shkurte Fejza tha se është shumë e nderuar me këtë çmim që merr sot nga Bashkia e Tiranës, si jetësim i ëndrrës së saj rinore. “Faleminderit shumë kryetar. Jam shumë e nderuar dhe tani po shoh se thjesht po jetësohet ëndrra ime rinore. Në çdo këngë timen, unë kam kënduar atdheut tonë të përbashkët dhe tani jam e lumtur që ky çmim me të cilin unë u vlerësova, nuk e ke vlerësuar veç njëherë Kombëtaren nga Kosova, por gjithë Kosovën, gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkëpunëtorët, familjen time dhe të jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Shumë faleminderit”, deklaroi ajo!/m.j

Next Post
VIDEO/ Euro 2024, Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare. Dominim i kuqezinjve

VIDEO/ Euro 2024, Kroaci-Shqipëri 0-1, pjesë e parë spektakolare. Dominim i kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In