• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Hapësira për fëmijët në gjithë qytetin, kënd lojërash në çdo lagje

by A R
10/05/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët e bllokut të pallateve në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë do të ketë brenda verës një hapësirë të denjë ku mund të luajnë dhe të argëtohen. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për ndërtimin e këndit të lojërave në zonën përballë maternitetit të ri, i dyti pas atij në rrugën “Mine Peza”. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky është një tjetër investim që vjen në partneritet me sipërmarrjen private dhe që shkon në favor të më të vegjëlve të qytetit.

“Ashtu siç kemi premtuar, teksa presim 1 qershorin për të hapur këndin e lodrave te Parku i Liqenit, kemi nisur punën te ‘Mine Peza’ dhe ky është sheshi i dytë nga 12 të tilla që do të kemi në të gjitha njësitë urbane të Tiranës. Më vjen mirë sepse kjo është një lagje relativisht e re. Të gjitha pallatet rreth Maternitetit të Ri janë ndërtuar në 20 vitet e fundit. Kjo do të thotë se ka shumë çifte të reja dhe njerëz me fëmijë, të cilët s’kanë ku të luajnë”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që, ashtu si edhe te Parku i Liqenit, të shtojë hapësirat për fëmijët në çdo lagje.

“Besoj se i jemi përgjigjur të gjithë atyre që kanë interes real për fëmijët sepse nuk do të zgjedhim mes një këndi te liqeni ose këndeve nëpër lagje. Ne do të bëjmë edhe këndin te liqeni, edhe këndet e lagjeve, si një mënyrë e mirë për të nxitur një jetë të shëndetshme, aktive, një jetë sportive, në një qytet i cili është i mbipopulluar”, shtoi kryebashkiaku. Ai bëri të ditur se këndet e para do të jenë gati brenda verës, ndërsa 12 projektet do të synohet të përfundojnë brenda vitit.

“Deri në verë do të kemi përfunduar këndet e para te ‘Mine Peza’ dhe te Materniteti i Ri, e deri në fund të vitit do të kemi mbaruar të 12 sheshet që jemi zotuar të bëjmë”, tha Veliaj. Ai i bëri thirrje të gjitha bizneseve që kanë mundësi të kontribuojnë për ndërtimin e këndeve dhe lulishteve në lagjet e Tiranës. “U bëj një apel të gjitha kompanive, si Coca-Cola, që të bashkohen në këtë nismë, të adoptojnë një nga këto sheshet publike sepse nuk besoj se ka reklamë më të mirë se marrja e bekimit nga publiku”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj shfrytëzoi rastin që t’i bëjë një ftesë edhe të rinjve të Tiranës që 1 qershorin ta festojnë në këndin e lojërave te Parku i Liqenit. “Është një ditë prove për fjalën time si kryetar i Bashkisë, ku do të shihet se jo vetëm që nuk është prerë asnjë pemë, jo vetëm që nuk ka kafe, por do të kemi këndin e lodrave më të bukur në Shqipëri. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një hapësirë për fëmijët. Do të jetë dita e parë ku fëmijët nuk do të kërkojnë më të shkojnë për të luajtur në qendra tregtare, se nuk është as e shëndetshme, as natyrale, por do të kërkojnë të shkojnë në park, në hije, të sigurt dhe me të gjitha kushtet”, përfundoi Veliaj.

Ky është sheshi i dytë ku po ndërtohet një kënd lojërash nga Bashkia e Tiranës, pas atij të nisur në bllokun e pallateve te rruga “Mine Peza”. Ky projekt ka gjetur mbështetjen e Coca-Colas dhe parashikon ndërtimin e një këndi lojërash dhe lulishte në një sipërfaqe prej 1.6 hektarë. Gjithashtu, sipas projektit do të ndërtohet një shesh rekreativ për të gjitha moshat, ku dy hapësira do t’i dedikohen vetëm këndeve për fëmijë, një hapësirë për lulishte dhe një tjetër për fusha basketbolli/a.k.

Next Post

Këtë këngëtare Arian Çani nuk do ta puthte kurrë përpara ekranit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In