• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Gjyqtarët që bllokojnë punën dhe progresin e qytetit nuk e kanë të gjatë në drejtësi

by Java News
28/06/2022 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje të gjyqtarve që sipas tij përpiqen të bllokojnë punën e Bashkisë së kryeqytetit për të çliruar varrezat e Sharrës nga zaptuesit se s’do ta kenë te gjatë në detyrë. Veliaj paralajmëroi denoncim për këdo që po mundohet të bllokojë atë që ai e quan progresin e Tiranës.

“Ndjehem shumë i keqardhur që ka ende gjyqtarë, në pritje të Vettingut, që bllokojnë Bashkinë e Tiranës të çlirojë varrezat e “Sharrës”, dhe kur shikoj gjyqtarë të Gjykatës Administrative, që japin urdhëra bllokimi kundër punës së bashkisë.

Flitet për varrezat e vjetra, që janë zaptuar duke ndërtuar mbi to shtëpi, të cilat bashkia ka 7 vjet që kërkon t’i largojë dhe gjykata thotë jo. Por, varrezat janë për të respektuar të parët tanë që nuk jetojnë më. Kurse në vitin 2022 kemi vendime gjykatash që bllokojnë bashkinë nga çlirimi i varrezave.

Gjyqtarit nuk dua t’ia them emrin, por heshtja ime nuk do të zgjasë shumë. Në varreza do të përfundojmë të gjithë një ditë, por do të jetë për turpin e këtij gjyqtari që bllokon punën që bashkia të çlirojë varrezat.

Këta i rrjepin njerëzit përkohësisht, derisa t’ju vijë Vettingu, por këta nuk do të vazhdojnë më në drejtësi sepse unë do të jem i pari që do të denoncoj një gjyqtar që bllokon çlirimin e varrezave, çlirimin e Liqenit, çlirimin e Liqenit të Thatë nga zaptimet m’u në mes ose në buzë të ujit. Vërtet na vonojnë punën, por nuk mund të na vonojnë pafundësisht. Qyteti do të vazhdojë të ecë përpara”, përfundoi Veliaj.

Më tej, ai nënvizoi se askush nuk mund ta ndalojë zhvillimin dhe progresin e qytetit të Tiranës. E rëndësishme, sipas Veliajt, është që të mbahen premtimet dhe të ecet përpara me punë.

“Ftesa për të gjithë ata që merren me politikë është të ofrojnë një alternativë tjetër, por të mos gënjejnë, të mos shpifin, të mos mashtrojnë, të mos hapin gjyqe dhe të mos inkurajojnë njerëz, duke i hedhur si mish për top nëpër gjykata. Përveçse e vonojnë, projektin nuk e ndalojnë dot. Sepse progresi nuk ndalohet dot”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Protesta e 7 Korrikut/ Berisha optimist për pjesëmarrje masive të opozitës, zbulon kush e drejton dhe jep direktivat

"Rama në Bruksel si përfaqësues i Vuçiç"/ Berisha: Gjuha që përdori ndaj liderëve të BE ishte si e Putin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Na mbyti progresi ne Tirane,lali i fiqve e quan progres betonimin e Tiranes duke pastruar parate e kriminelve,ju jeni flliqsirat e Kombit,o lali fiku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In