• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Gjyqi për pallatin tek diga e liqenit i stisur, nesër në protestë

by Java News
10/05/2016 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i papritur i Gjykatës së Apelit administrativ, ka vendosur që t’i japë të drejtën e vijimit të punimeve kompanisë Gener2, e cila po ndërton pranë digës së liqenit një kompleks me 5 kulla, nga 17 kate secila. Trupa gjykuese nuk ka njoftuar në proces Bashkinë e Tiranës dhe IKMT-në, palë të cilat kishin hedhur në gjyq kompaninë për heqjen e lejes së ndërtimit në zonën pranë digës. Vendimi në fshehtësi i Gjykatës ka sjellë rrëzimin e kërkesës së Bashkisë për të ndërruar trupën gjykuese. Pas këtij vendimit ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka thënë se trupa gjykuese ka konflikt të hapur interesi me kompaninë Gener2, pasi gjykatësit e çështjes janë të njohur dhe familjarë të pronarit të kësaj kompanie.

“Bashkia e Tiranë i kanë kërkuar gjykatës se familjarë të ndërtuesve, të njerëzve që janë aksionerë të kompanive, janë ata që do të gjykojnë çështjen nesër. Bëmë një kërkesë në Gjykatë, se kjo trupë është e manipuluar, ne kërkuam ndryshmin e kësaj trupe. S’mund të kemi dy familjarë, njëri që e justifikon lejen dhe një që e rrëzon. Nuk është shpallur data dhe ora e gjyqit, por në një fshehtësi kriminale, një gjyqtare ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e trupës. Ja pse është emergjente dhe ulëritëse nevoja për reformë në drejtësi. Bashkia e Tiranës nuk është njoftuar për datën dhe as nuk është ftuar si palë.”- tha veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën drejt Presidentit Nishani, se përse ai nuk prononcohet për këtë skandal, si dhe se përse, Sali Berisha, i cili ka zyrën e tij në pallatin në pronësi të po të njëjtës kompani, nuk flet për rastin në fjalë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarëet që nesër të jenë të pranishëm në seancën e rradhës së gjyqit, duke ftuar edhe shoqërinë civile dhe ambientalistët, për të prprotestuar kundër vendimit të papritur të trupës gjykuese.

“Fajtor për vendimin e nesërm është Bujar Nishani, Sali Berisha e Lulzim Basha. Ata njerëz që e shkatërruan Shqipërinë kur ishin në pushtet, sot kontrollojnë gjyqësorin dhe nesër do të vendosin për shkatërrimin e Tiranës. Premtimi im publik sot, është sa të kem jetë dhe sa të votohem nga qytetarët e Tiranës, do të mbroj interesat e qytetarëve të Tiranës”, theksoi Veli. javanews/ a.k

Next Post

Një skulpturë e Rodin shitet për 20.41 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In