Nuk janë të rralla rastet, kur ”të fortit” i parkojnë automjetet e tyre ku të mundën, madje edhe në trotuare duke bllokuar edhe qarkullimin e qytetarëve. Pavarësisht se vitet e fundit ka patur një luftë frontale nga policia e shtetit ndaj këtyre personave që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, sërish elementë të caktuar vijojnë t’i shkelin ato.
Por tashmë, përveç policisë së shtetit, edhe policia bashkiake e Tiranës ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme për ndëshkimin e atyre që zaptojnë hapësirat publike, raporton javanews.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë një rast, ku një person me makinë BMW X5, madje edhe me targat e James Bond, 007, ka parkuar në një nga trotuaret e qytetit dhe është gjobitur nga policia bashkiake/
“Bond, James Bond!😎 Gjobë, Fletë Gjobe! 📝
Merr targën 007 dhe a thua është në film aksion, e plas makinën në trotuar teksa loz “luftash”! U pika!”, shkruan Veliaj/javanews/a.ç