• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Fund ndotjes me kazanët e plehrave, punësojmë 450 vetë nga komuniteti rom

by A R
16/03/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata në landfillin e Sharrës do të marrë shumë shpejt zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit, i cili mundëson ndarjen e mbetjeve të riciklueshme para se ato të shkojnë për asgjësim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nga afër situatën në këtë landfill, ku dhe është njohur me mundësitë që ofron zbatimi i këtij projekti në terren. Ai bëri të ditur se për të shmangur problematikat e hasura deri më tani, qoftë në vendmbledhjen e mbetjeve në Sharrë, ashtu edhe me kazanët e plehrave nëpër qytet, Bashkia e Tiranës pas diskutimeve me operatorët e ndryshëm në fushën e riciklimit, ka arritur një marrëveshje për krijimin e një impianti në landfill për diferencimin e mbetjeve të riciklueshme, përpara se ato të shkojnë në zonën e asgjësimit në landfill.

“Më vjen shumë mirë që në landfillin e Sharrës kemi filluar një proces, të cilit i kishte ardhur koha, që është procesi i riciklimit. Procesi i riciklimit ka disa të mira: Së pari, na liron hapësirën në landfill. Duke hequr të gjitha materialet që mund të riciklohen siç është plastika, metali, dhe shumë materiale të tjera, na reduktohet hapësira që është e nevojshme në landfill. Kjo do të thotë që jeta e landfillit shtohet në momentin që ne fillojmë procesin e riciklimit”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se është parashikuar që në këtë impiant të punësohen persona, të cilët deri më sot mblidhnin mbetje të riciklueshme nëpër kazanë, duke ndotur qytetin dhe krijuar vatra infeksioni. “E mira e dytë është punësimi i njerëzve në përputhje me të gjitha rregullat, të cilët paguajnë edhe sigurime shoqërore. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme ndaj dhe më vjen mirë që sot këtu punësojmë mbi 200 qytetarë”, theksoi Veliaj.

Por, kjo vetëm për fazën e parë të investimit, pasi brenda pak muajsh do të synohet që numri i të punësuarve të shtohet edhe me 200 persona të tjerë. Ndaj, kryebashkiaku Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë atyre që sot sigurojnë jetesën e tyre duke ndërhyrë në koshat e mbeturinave, që ta lënë atë punë të paligjshme për t’u punësuar në këtë impiant të ri të ndarjes së mbetjeve. “I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punësohen këtu në Sharrë. Do të marrin një rrogë me sigurime shoqërore. Ne nuk mund t’i kthejmë të 4000 koshat e Tiranës në 4 mijë pika riciklimi. Kemi këtu një pikë riciklimi, ku besoj se të gjithë ata që kanë interes të punojnë dhe të marrin një rrogë të ndershme, duke u punësuar në riciklim, mund ta bëjnë këtu në këtë investim në landfillin e Sharrës”, tha Veliaj.

Sipas tij, përfitimet e qytetit nga ky projekt janë të shumta, por përfitimi i parë vjen në drejtim të menaxhimit të situatës së mbetjeve në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë, dhe së dyti, për punësimin e qindra individëve që deri më sot endeshin në kazanët e qytetit për të siguruar jetesën. “Bashkia e Tiranës po ofrohet që t’i punësojë të gjithë këta njerëz në landfillin e Sharrës, duke arritur dy qëllime: Së pari, t’i shtojmë jetën landfillit, duke ricikluar mbetjet, nga ana tjetër sigurohemi që gjithë këta njerëz të punojnë dhe Tirana të mbetet e pastër. Kështu që, ftesa vlen për të gjithë ata që duan të sigurojnë një punë të ndershme, me një rrogë në këtë landfill sepse besoj se është mënyra më e mirë edhe për ta mbajtur qytetin pastër, edhe për të punësuar këto komunitete”, shtoi kryebashkiaku.

Në fazën e pare, si pasojë e zbatimit të këtij projekti, punësohen rreth 210-215 punëtorë,  shoferë dhe fadromistë, kurse në fazën e dytë ky numër do shkojë në 400-450 punëtorë, kryesisht të komunitetit rom. Zbatuesit e projektit bënë të ditur se bëhet fjalë për një punësim të rregullt, ku punëtorët do të jenë të siguruar dhe konform të gjitha përfitimeve të tjera që ofron ligji. Zbatuesit e këtij projekti kanë bërë të ditur gjithashtu, se ka nisur puna për rekrutimet dhe të gjithë të interesuarve u janë dërguar ftesa për punë në shtëpitë apo vendbanimet e tyre. Kjo do bëjë të mundur që edhe kjo kategori sociale të mund të ketë një punë të rregullt për diferencimin e mbetjeve, duke shmangur në të njëjtën kohë shfrytëzimin e tyre, siç ka ndodhur deri më sot nga individë që në mënyrë të jashtëligjshme futen, shkatërrojnë, vjedhin gjithçka gjejnë në Sharrë dhe i shesin për interesa të tyre.

Next Post

Paloka: Kemi të njëjtin qëndrim si Komisioni i Venecias, mazhoranca nuk dialogon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In