• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj flet për përkrahjen nga artistët: Krenar për ta, shumë prej tyre i kam miq prej vitesh; Të turpshme sulmet ndaj Luizit e Oltës, pse s’janë me Berishën

by Java News
12/05/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi mbështetjen e madhe që ka marrë në këto zgjedhje nga artistët. Ai tha se Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë artistët, pa dallim, edhe ata që kanë bërë këngën e fushatës së PD-së.

“Po të isha unë sot në opozitë, do thoja: Po mirë more, po nuk gjendet asnjë njeri publik që të na mbështesi ne? Po mirë more, asnjë njeri me reputacion, asnjë njeri që ka sot talent? Ju mendoni se Rita Ora, Dua Lipa apo Ava Max dhe shumë prej artistëve shqiptarë, kanë nevojë për Bashkinë e Tiranës? Ne na bëjnë nder kur vijnë këtu për të kënduar. Së pari, kanë ardhur të këndojnë pa pagesë. Kurse me Alban Skënderajn njihem që kur kam qenë 22-23 vjeç, kur filluam “Mjaft-in”, pastaj te “G-99”; pra, janë shokë me të cilet jam rritur. Pjesën më të madhe të këtyre shokëve, i kam nga koha kur kam qenë në opozitë. Me Ledri Vulën kemi qenë fëmijë të vegjël kur shkonim për pushime, pa e ditur sa i madh do bëhej ai. Me shumë prej tyre jemi miq të kahershëm. Miqtë ia shprehin mbështetjen njëri-tjetrit. Siç unë jam krenar për ta, ata janë krenarë për punën që po ndodh në Tiranë. Kjo është më se normale. Nga ana tjetër, PD-ja ka një problem të rëndë pse njerëzit nuk e mbështesin dhe pse shumë prej atyre që konsiderohen mbështetës është gati t’i linçojnë”, tha ai.

Për ta konkretizuar, Veliaj solli dhe rastin më të fundit të sulmit nga drejtuesit e Foltores kundër Luizit dhe Oltës së Big Brother. “Të shikosh çfarë i bënë Luizit e çfarë i bënë Oltës, ishte për turp. Pra, ai lloj linçimi ku ti i thua të tjerëve ‘Ose me mua, ose unë të turrem me libër shtëpie’, tregon se në ç’gjendje të rëndë mendore janë – por nuk është vetëm Saliu, është e gjithë ajo psikozë, që e drejton atë copë që ka ngelur nga PD-ja. Kur shikon njerëz që i turren Çiljetës pse ti flet mirë për Parkun e Liqenit dhe për Tiranën, ndërkohë që ajo është një nënë që po rrit fëmijën këtu dhe flet për gjëra që po ndodhin në Tiranë”, theksoi Veliaj./m.j

Next Post
Arrestimi i Fredi Bejlerit/ Policia i tregon ambasadores greke provat filmike duke blerë vota

Arrestimi i Fredi Bejlerit/ Policia i tregon ambasadores greke provat filmike duke blerë vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In