• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Fëmijët janë gjyqtarët më të mirë të punëve tona

by A R
04/06/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës nisi sot fushatën “Fuqia e 1 vote”, për bilancin e punëve të kryera në harkun e një viti nga zgjedhjet e shkuara lokale. Takimi i parë i është kushtuar punës së bërë për rikonstruksionin e plotë të 31 çerdheve dhe 23 kopshteve të Tiranës, të cilat iu shërbejnë rreth 5 mijë fëmijëve. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ka qenë përgjegjësi e administratës bashkiake, që votën dhe besimin që i dhanë qytetarët një vit më parë, ta përkthente në punë konkrete për të mirën e qytetit.

“Ne mund të kemi debat për lodrat e fëmijëve, për unazën, për bulevardin, por për një gjë besoj se ka konsensus: Vendimi që ne ta fillonim punën nga fëmijët. Nga puna me fëmijët, për çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave, sepse vërtet jemi Tirana e 1 milion banorëve, por harrojmë se jemi edhe Tirana e 250 mijë fëmijëve”, tha Veliaj. Ai vuri në dukje se pavarësisht gjendjes së vështirë financiare në të cilën e gjeti bashkinë një vit më parë, i dha prioritet punës me çerdhet dhe kopshtet, pasi të vegjlit kanë nevojë për më shumë kujdes.

“Në ditët e para të punës, kur ishim në prag të falimentit, vendimi për t’i vënë ato pak fonde që kishim në funksion të punës për fëmijët ishte një vendim që u shpërblye, dhe falë këtij kontributi sot kemi çerdhe dhe kopshte publike shumë herë më të mira se privatët. Sigurisht, në çmim, por edhe në cilësinë e shërbimit që ofrojmë për fëmijët tanë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës u ndal edhe te puna që bashkia ka realizuar për më të vegjlit e qytetit për më shumë ambiente argëtuese për ta, siç ishte edhe këndi i lojërave te Parku i Liqenit, që u përurua para disa ditësh.

“Pas hapjes së këndit të lojërave për të cilin u bë shumë debat, më vjen mirë që teksa flasim është kthyer në mizë lisi. Më vjen mirë, po ashtu, që shumë sipërmarrës janë ofruar të kontribuojnë për një kënd lojërash të ngjashëm edhe këtu te fusha e aviacionit, që edhe në lagje të tjera të kemi hapësira ku jo çdo njeri do të duhet të shkojë tek Liqeni i Tiranës. Jemi shumë pranë përfundimit të këndit të lojërave te ‘Mine Peza’, po vijojmë te Materniteti i Ri”, deklaroi Veliaj. Ai shtoi se këndet e lojërave që bashkia ka vendosur të ndërtojë në çdo lagje të qytetit do t’i shërbejnë fëmijëve, jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për t’u rritur të shëndetshëm.

“Kemi futur konceptin e të ushqyerit shëndetshëm në çerdhe e kopshte dhe më vjen mirë që bashkia po merr një rol shumë më të madh në organizimin e aktiviteteve sportive. Kjo është arsyeja pse ai kënd lojërash, por edhe këndet e tjera, kanë si fokus aktivizimin fizik”, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Ai u ndal edhe te përpjekja që ka bërë bashkia për një trajtim më të mirë të trupës së edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve. “Gjetëm një mënyrë se si disa nga të ardhurat shtesë të bashkisë t’i shfrytëzojmë për të rritur rrogat e edukatoreve të kopshteve e çerdheve. Besoj që, si çdo njeri që i shërben qytetit të Tiranës, edukatoret e kopshteve e çerdheve e meritonin këtë rritje rroge, e cila më në fund u realizuan me vendim të Këshillit Bashkiak në mbledhjen e fundit”, shtoi ai.

Veliaj tha se bashkia është e vendosur të vijojë të punojë për më të vegjlit, duke lehtësuar mbingarkesën në kopshte dhe çerdhe, e duke rritur kushtet dhe cilësinë e shërbimit. Për këtë arsye, ai solli në vëmendje edhe vendimin për të detyruar të gjitha kompanitë që do të marrin leje ndërtimi në Tiranë, të kontribuojnë në krijimin e ambienteve të reja për çerdhe e kopshte. “Në Bashkinë e  Tiranës kemi vendosur një rregull që të gjitha lejet e reja të ndërtimit të jepen me kusht për një institucion arsimor; pra, nëse do të bësh një pallat, një kat apo x metra katrorë do t’ia japësh bashkisë për çerdhe e kopshte”, tha më tej ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi për punën e bërë për rikonstrusionin e çerdheve dhe kopshteve jo vetëm ata që u morën me projektet e që ndoqën nga afër punimet, por edhe ata që iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të ndihmuar. “Besoj se në 1vit kemi bërë më shumë gjëra se në 4 vjet. E vlerësoj jashtë mase mbështetjen që kemi pasur gjatë vitit tonë të parë që kthyem Tiranën në punë sepse është kjo mbështetje na ka dhënë kurajon për të vijuar në disa kohë shumë të vështira”, tha Veliaj. Ai foli edhe për debatin që shkaktoi vendimi i bashkisë për t’i dhënë fëmijëve të Tiranës një kënd modern lojërash, siç është ai te Parku i Liqenit, ndërsa i konsideroi qesharake çdo nismë për të kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

“Ju e mbani mend historinë e lodrave, e patë se çfarë drame, tamam si ajo e Shekspirit: “Shumë zhurmë për asgjë”. Sot fëmijët po kënaqen atje. Hetim ndërkombëtar për çfarë? Për lodrat e fëmijëve, ndërkohë që ky vend ka aq shumë probleme që realisht meritojnë hetim ndërkombëtar? Hetim ndërkombëtar meriton fakti si po funksionojnë gjykatat, se si kushërinjtë gjykojnë kushërinjtë, se si ortakët gjykojnë ortakët. Kjo është arsyeja pse unë besoj se po të kemi njëri-tjetrin, gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri është gjyqi i opinionit publik. Gjyqtarët më të rreptë dhe më të pakorruptueshëm në Shqipëri janë fëmijët. Vërejtjet që bëjnë, mënyra se si e refuzojnë një gjë që nuk i’u pëlqen ose e përqafojnë një gjë që u pëlqen, është vendimi më i pastër që mund të japë një gjyqtar”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Fushata “Fuqia e 1 vote” do të vijojë më pas edhe me takime të tjera të cilat do t’i kushtohen punëve të ndryshme publike në Tiranë, por edhe angazhimeve të tjera që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës. (javanews / r.a)

Next Post

Persekutoi biznesmenin, 6 muaj burg vajzës nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com