• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Fatura e pemëve të dhuruara shkon 4 milionë euro

by Java News
22/03/2018 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se aksioni i ndërmarrë për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet gjithnjë e më shumë po kthehet në një trend që po mbështetet nga të gjithë. Teksa deklaroi se fushata është shtyrë gjer më 22 prill, Veliaj komentoi në emisionin “Real Story” edhe zërat kritikë që sipas tij ndonëse e quajnë veten ambjentalistë, nuk kanë mbjellë ende një pemë për qytetin dhe për të brezat e ardhshëm. “Ne e kemi shtyrë deri në datën 22 prill. Kemi sot teksa flasim 145 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që akoma s’i kanë mbjellë sepse ka pasur një fluks. Kush shkon te këndet e lodrave, edhe ata që sherrosën për këndet e lodrave, sot, disa të kamufluar me një kasketë detyrohen të çojnë fëmijët, se fëmijëve u pëlqen, fëmijët s’pyesin çfarë fiksimesh politike, apo inatesh. Pra në këtë sens duhet më pak histeri, më shumë punë. Ndonjëherë u them njerëzve për këta që kritikojnë: Po mirë more, Zoti ua shtoftë inatin – por ambientalistë që rrinë vetëm nëpër studio, që flasin si gjithologë, unë nuk kam parë. Njerëz që dalin deh vetëm protestojnë, por nuk mbjellin një pemë, nuk vijnë në një aksion pastrimi. Një nga keqardhjet e mia, ishte që asnjë nga opozita nuk erdhi të mbillte një pemë, përkundrazi”, tha Veliaj, teksa thekson se propozimi për qytetarët e Tiranës është për më shumë punë.

“ E them shpesh që unë këtë punë dashuroj. Njerëzit në mandatin përpara këtij, ishin të mërzitur me një kryetar që flinte gjumë. Pra gjëja e parë që thoshin: është përtac, fle, gërhet. Në momentin që ti ke këto sinonime dhe pritshmëritë e tyre ishin për dikë që punon, që përvesh mëngët, që është prezent në çdo orë të ditës, që qyteti jeton 24 orë, që janë hapur disa kantiere, ishte gjëja që donin. Nëse njerëzit prisnin punë, morën punë. Për këdo që votoi për punë, punë ka pasur. Dhe propozimi im është të kemi akoma më shumë punë”, deklaroi kreu u Bashkisë.

Një kontribut të rëndësishëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet kanë dhënë dhe qytetarët dhe kompanitë. Veliaj shprehet se kjo shifër arrin deri në 4 milionë euro. Kryebahskiaku Veliaj deklaroi se pas zgjerimit të Tiranës, është më shumë përgjegjësi, por edhe një privilegj. “Një nga gjërat që unë kam në memorien time, të Edi Ramës në krye të bashkisë, ishte kjo fushata e pemëve. Sot, zgjerimi i Tiranës, sigurisht është më shumë përgjegjësi. Do të thotë që edhe mundësia për t’u zgjeruar, për të bërë një Pyll Orbital përreth unazës së madhe, sigurisht që është privilegj, përgjegjësi, por është edhe mundësi. Dhe në dallim nga skenarë të tjerë, fati im është që unë punoj me Edi Ramën. Të punosh me një kryetar të qeverisë dhe që ka qenë menaxher qyteti dhe që di ekzaktësisht ku janë nevojat, sigurisht që puna ime është më e lehtë, sesa kur Edi Rama punonte me Sali Berishën fjala vjen dhe disa prej projekteve bllokoheshin”, tha Veliaj.

a.ç

Next Post
Keni probleme me energjinë nga moti i keq? Ja ku mund të telefononi

Keni probleme me energjinë nga moti i keq? Ja ku mund të telefononi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In