• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj-familjeve: Nënshkruani kontratat me Bashkinë, që të merrni shtëpitë në lagjen 5 Maji

by A R
04/05/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re që po ndërtohet në zonën e “5 Majit”, e cila mban emrin e shkrimtarit dhe publicistit “Kiço Blushi”, në shtator do të presë 1300 nxënës nga Njësia 4 dhe Njësia 8. Në inspektimin e ecurisë së punës për ndërtimin e saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo shkollë është një lajm i mirë për fëmijët e zonës, të cilët s’kanë më nevojë të ndjekin mësimin në një shkollë larg banesës së tyre. Godina e re, që shtrihet në një terren prej 17 mijë metrash katrorë për 600 nxënës të shkollës 9-vjeçare dhe 750 nxënës të gjimnazit, përfshin edhe 4 klasa të kopshtit dhe parashkollorit.

“Është super lajm për Njësinë 8, e cila është rritur jashtë mase, pasi përfshin edhe zonën mbi dhe nën Unazën e tretë, deri te Bregu i Lumit. E gjithë kjo lagje, që quhet edhe lagjja “Besa”, është rritur organikisht dhe artificialisht, edhe prej investimit që po bëjmë te “5 Maji”, ku po ndërtojmë pallatet e reja. Do të thotë se, në dekadën e ardhshme, parashikojmë që kjo do të jetë një shkollë jo vetëm me kapacitet të plotë, por jashtëzakonisht e nevojshme. Ishte e nevojshme edhe kur ishte zonë informale, por tani që është formalizuar, kjo shkollë bëhet jetike,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se me këtë shkollë, por edhe me shkollat e reja që janë hapur dhe do të hapen, zgjidhet përfundimisht problemi i mësimit me 2 turne, një gangrenë 30-vjeçare në Tiranë.

“Me zgjidhjen që i kemi dhënë Njësisë 8, ku po bëjmë një shkollë te Medreseja, për komunitetin e Rrugës së Dibrës dhe një shkollë në zonën e “5 Majit”, për komunitetin vendas aty, por edhe për ata që po vendosen aty për shkak të zhvillimeve të reja, nuk do ketë asnjë arsye për të lëvizur nga mëhalla. Një pjesë e madhe e trafikut të “5 Majit”, vjen patjetër prej tregut, – për të cilin do të gjejmë një zgjidhje, – por vjen edhe prej vara-vingove prej mungesës së shkollës,” tha kreu i Bashkisë.

Sa i takon lagjes së re të rindërtimit te “5 Maji” Veliaj u ka bërë thirrje familjeve që ende nuk kanë firmosur kontratat, të vijnë t’i nënshkruajnë në njësitë administrative dhe të marrin apartamentet e reja.

“Kush ka ngelur ndonjë tek-tuk, që mendon se do të vijë ndonjëherë ndonjë parti që nuk do e përkrahë zhvillimin dhe do bllokojë projektet, e ka iluzion të kotë. Nëse ka ngelur ndonjë nga militantët e fundit, i bëj një ftesë miqësore: Eja nënshkruaj kontratën që të marrësh shtëpinë. Po vazhdojmë me ritmet te “5 Maji”, por ja ku është edhe shkolla. Idealin e partisë ruaje për njëherë në katër vjet, voto kundër kryetarit të Bashkisë nëse s’të pëlqen progresi dhe zhvillimi – s’ka asnjë problem – por progresin nuk e ndalim dot! Duhet të vazhdojmë përpara. Tani që po kalojmë edhe shumicën e shërbimeve online, na duhet të inkurajojmë njerëzit që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt me lagjen e tyre. Ata fëmijë që lodhen vara-vingo me furgonë, gjatë këtyre orëve mund të mësojnë një gjuhë të huaj, një program kompjuteri, të ndjekin një kurs. Kemi bërë palestra, fusha sportive, që edhe komuniteti këtu, jo vetëm të mos ndihet në periferi, por të shohë që është një shkollë me të njëjtën cilësi, siç kemi bërë shkollat në qendër,” deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

/a.r

Next Post
Nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri, transmetohet LIVE mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri, transmetohet LIVE mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In