• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ekspozita “Shije nga Tirana”, një oaz i së bukurës dhe i frymëzimit  

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Është hapur në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita me piktura “Shije nga Tirana”. Në çeljen e kësaj ekspozite ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti atë një kartolinë të bukur të qytetit të pikturuara nga vetë artistët gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.  

“Në të gjitha sezonet që kemi pasur organizime të tilla, ato nëpër Shqipëri dhe ato që kanë qenë ekskluzive për Tiranën, kjo e fundit ka qenë ndoshta kartolina më e bukur e Shqipërisë e përjetuar nga njerëzit në vetë të parë që impresionet e tyre, të cilët provokimin që shoqëria, natyra, jeta jonë sociale prodhon, ta përkthejë në një punë të dobishme”, u shpreh Veliaj.  

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në Shqipëri ka një mungesë të atyre që janë njerëz artistë dhe që besojnë tek e bukura, tek e mira. “E them këtë sidomos edhe në kontekstin e gjërave që po ndodhin. Shikojmë se sa e stresuar është bërë jeta jonë, nuk guxon dikush të kalojë trotuarin sepse i vjen një tjetër me shumë stres dhe me një shpejtësi për t’i shkaktuar një tragjedi. Se si ndezim televizorin dhe çdo gjë trajtohet me notat më agresive ku poshtërimi i tjetrit është një qëllim në vetvete, ku përçudnimi i të bukurës, i të mirës është një arritje e madhe”, vijoi Veliaj.  

Ai shprehu besimin se në këtë betejë kulturash, mentalitetesh, është shumë e rëndësishme që të kemi kontributin e një gjëje të bukur, e një gjëje të mirë, e një gjëje të fisme. “E kam vënë re që në të gjithë vendet në Tiranë ku ne investojmë me një instalacion siç është Reja apo në vende të tjera, aty ku ka një ekspozitë dhe ku prodhohet diçka e mirë dhe e bukur, njerëzit flasin me zë më të ulët, nuk bërtasin, nuk ulërasin, nuk e shajnë njëri-tjetrin, bëhet më pak pis sepse gjëja e bukur automatikisht imponon një sjellje më qytetare”, tha Veliaj. Sipas tij, jetojmë në një qytet ku ne na duhet shumë bashkëjetesë, shumë mirëkuptim, shumë tolerancë. “Kemi nevojë për më shumë mirëkuptim, edhe nga gjërat më banale si kalimi i rrugës apo te gjërat më të rëndësishme siç mund të jenë marrëveshjet e mëdha politike që e çojnë vendin në një stad tjetër zhvillimi dhe këtë debat kemi edhe sot në politikën e madhe”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.  

Në fund të fjalës së tij, Veliaj vlerësoi bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Shoqatën Kulturore VIZart për të prodhuar diçka të bukur. “Shpresoj që në këto ditë vape ky do të jetë një oaz për të marrë pak hije, për të parë diçka të bukur dhe për të dalë më të frymëzuar në një Tiranë që ka gjithmonë e më shumë nevojë për frymëzim”, përfundoi Veliaj.  

Artisti dhe kuruesi i ekspozitës “Shije nga Tirana”, Helidon Haliti, u shpreh se ky aktivitet zhvillohet për t’i treguar botës që kemi oreks për të punuar. “Ndërkohë që këtu thërrasim artistë nga bota për të treguar që kemi oreks për të bashkëpunuar. Nuk do ta zgjas më shumë, do të falenderoj padyshim mikpritësit e Muzeut Kombëtar, por dhe Ministrinë e Kulturës, dhe mbi të gjitha Bashkinë e Tiranës që na ka thënë një mbështetje të jashtëzakonshme për ta bërë të mundur këtë ekspozim dhe të kuruar me elegancë”, tha Haliti.  

Në ekspozitën “Shije nga Tirana” janë të paraqitura punë nga 20 artistë prej shteteve të ndryshme si India, Kina, Malajzia, Ukraina, Bullgaria, Kanadaja, Kosova etj., të cilët kanë zhvilluar një turn në Shqipëri dhe kanë pikturuar në teknikën e akuarelit. Disa prej punimeve të tyre më të mira të pikturuara në qytetet Tiranë, Shkodër, Divjakë dhe Pogradec, do të jenë të hapura për publikun nga data 13 – 28 Korrik.

ma.me

Next Post

Sherr në qendër të Athinës, ekzekutohet shqiptari Vangjel Kremidha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com