• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Edhe nëse ka shi, parada nuk shtyhet. Ja pse u zgjodh Tirana…!

by Java News
27/11/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu në kryeqytet të martën, Parada Kuqezi nuk do të shtyhet.

“Ka disa arsye që më bëjnë që mos ta shtyj. Së pari me gjithë këto arritje që kemi pasur ne shqiptarët, duhet të pranojmë që sot jetojmë në një situatë ku i vetmi që mund të bëhet pengesë për një shqiptarë, është një shqiptar tjetër. Sot nuk na pengon asnjë forcë e huaj. Ne në datën 29 fatkeqësisht fillojmë me ato ndasitë tona, e vetmja datë që biem dakord të gjithë është data 28. Kështu që me shi, pa shi, ne do të jemi aty”, tha Veliaj.

Por, pse u zgjodh Tirana dhe jo Vlora për një paradë të tillë?

“Asnjë xhelozi, është si t’i thuash Uashingtonit a ka xhelozi me Filadelfian, meqë Kushtetuta amerikane u bë aty. Tani jeta është kjo që është. Vlora filloi si kryeqytet, do ngelet gjithmonë Vlora e Flamurit. Edhe në fjalën time sot në darkë në pritjen zyrtare me gjithë kryetarët e bashkive, kam dedikuar Vlorës një rëndësi të veçantë”.

Në një bisedë në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Erion Veliaj zbardhi detaje nga axhenda e festimeve dy ditore që do të përfshijnë kryeqytetin.

“Në darkë do të jetë Festivali i Gjirokastrës që kthehet në një skenë kryesore në sheshin Skënderbej organizuar nga Ministria e Kulturës. Ndërkohë që do të vijojmë me datën 29 ku do të kemi pritje protokollare të Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar më pas me një Natë të Bardhë, me Noizy-n, Kidën, Mc Kreshën, me një pafundësi këngëtarësh. Dhe pastaj ajo traditë e bukur që Edi Rama nisi në Bashkinë e Tiranës si kryetar bashkie për Natën e Bardhë do të jetë diçka që do të vazhdojë”.

Kryetari i Bashkisë foli edhe për propozimin për një rishkrim të historisë së Shqipërisë.

“Unë besoj që ka nevojë që njerëzit të dinë më shumë, sidomos brezi i ri të dijë më shumë. Shqiptarët duhet të kuptojnë nga kemi ardhur, me sa mund është krijuar kjo Shqipëri që kemi dhe me sa mund është ruajtur ky territor, që po të ishte për librat historisë ne do të donim të kishim trojet që kishim shumë vite më parë. Por realiteti është ky”.

Shqipëria këtë 28 dhe 29 Nëntor feston 111 vjetorin e Pavarësisë dhe 79 vjetorin e Çlirimit./m.j

Next Post
FOTO/ Aksident masiv në Fier, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendin e ngjarjes: Shkak është bërë…!

FOTO/ Aksident masiv në Fier, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendin e ngjarjes: Shkak është bërë…!

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Është festa e Flamurit.Vendi është Vlora.1 herë në vit lëreni Vlorën të jetë kryeqyteti i të gjithë Shqiptarisë❤️.Mos e deformo historinë, o kryebashkiaku,ynë… Erion Veliaj…I gëzofsh festat Erion dhe Edi ..se 2/3 e shqiptarëve nuk kanë me se i festojnë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com