• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Edhe Berisha është sot 4 herë më i pasur falë punëve të PS. Tirana dhe Shqipëria po jetojnë ditët më të mira

by Java News
20/06/2024 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me strukturat e PS së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se edhe ata që djegin goma para godinës së Bashkisë së Tiranës sot jetojnë më mirë, falë punës së bërë nga socialistët.

“Edhe ata që djegin goma shkojnë në një shtëpi e cila u vlen tre herë më shumë. I çojnë fëmijët në një shkollë si “Emin Duraku”, si “Sami Frashëri”, si “Kosova”. I çojnë fëmijët e tyre në shkolla me standarde europiane sot, ecin në rrugë të standardit europian. Diferenca është që kur shërben PS-ja, edhe ata që djegin goma, ata që vranë socialistët në 21 janar, ata që rrëmbyen socialistët me SHIK-un e Saliut, jetojnë në një qytet që prona u vlen më shumë, shtëpia iu vlen më shumë, rroga u vlen më shumë, rruga u është bërë më e urbanizuar. Ndaj, kur qeverisin socialistët, edhe kundërshtarët tanë më të paepur jetojnë në një hapësirë më të mirë”, tha ai.

Ai shtoi se edhe vetë Berishës shtëpia i ka marrë vlerë prej punës së bërë për përmirësimin e infrastrukturës. “Merrni rrugën ku jeton Saliu, ku flet përditë dhe shan PS. Rruga “Mustafa Matohiti” ka pasur një rritje të vlerës së pronës 375%. Pra, është rritur thuajse katër herë vlera e pronës së shtëpisë dhe rrugës së Saliut, që kur e ka marrë drejtimin PS. Edhe armiku ynë më i betuar është sot katër herë më i pasur, se flet nga një ballkon që vlen katër herë më shumë, prej punës që ka bërë PS për atë rrugë, për atë infrastrukturë”.

Veliaj theksoi se sot Tirana dhe Shqipëria po përjetojnë ditët më të mira. “Ditët më të mira janë sot. Shqipëria me Edi Ramën ka qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit, ka drejtuar OSBE, jemi sot në Kampionatin Europian, ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Sportit, e do jemi i Kulturës. Sot jemi në ditët më të mira, por meqë jemi socialistë, ditët më të mira akoma i kemi përpara. Kemi ardhur nga burra dhe gra që kanë 33 vite kontribut të jashtëzakonshëm. Sot janë ditët më të mira falë asaj sakrifice.

Imagjinoni sikur ata të ishin dorëzuar, t’i kishin thënë Saliut ‘ke të drejtë, siç vrave katër mund të vrasësh dhe 400’. T’i thoshin Saliut për Remzi Hoxhën, siç rrëmbeve një, mund të rrëmbesh edhe 1000. Mund t’i kishin thënë Saliut, siç vodhe në ‘94 dhe ’96, mund të vjedhësh edhe të tjerat. Nëse ata do ishin dorëzuar, nuk do ishim këtu sot. Prandaj, një duartrokitje për të gjithë ata që e mbajtën, e forcuan, e deshën dhe nuk u dorëzuan, për të pasur këtë forcë të jashtëzakonshme”, nënvizoi ai./m.j

Next Post
I shënoi Italisë me të, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit. Shtetasi turk pagoi…!

I shënoi Italisë me të, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit. Shtetasi turk pagoi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In