• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj e Manastirliu në Njësinë 9: Jemi skuadra që duam ta çojmë Tiranën përpara! Te partia e humbësve fiton ai që gënjen e braktis detyrën

by Java News
28/04/2023 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takuan me banorët e Njësisë 9, në vijim të fushatës së gjelbër për zgjedhjet e 14 Majit. Sipas Veliajt, Partia Socialiste është një forcë që mbështetet tek secili prej anëtarëve të saj, si një familje, ndërsa në kampin kundërshtar fiton ai që gënjen më shumë.

“Hera e fundit që ishim këtu, unë mbështesja Ogertën si kandidate për deputete të Partisë Socialiste dhe patëm një rezultat të jashtëzakonshëm në Njësinë 9. Sot rikthehemi dhe është Ogerta që po më mbështet mua. Në PS kështu funksionon: Ne ndihmojmë njëri-tjetrin, bëhemi krah për njëri-tjetrin dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Familja jonë politike është normale. Por, nuk ndodh kështu për të gjithë. Shikoni te ana tjetër. Edhe atje ishin dy shokë shkolle, që kandidonin në primare. Njëri u diplomua, i bëri të pesë vitet e shkollës. Tjetri nuk e mbaroi shkollën. E patë kush fitoi? Te partia e humbësve fitoi ai që gënjeu, që mashtroi, që e la punën përgjysmë, që shiti shokët, që e braktisi detyrën dhe vazhdon gënjen,” u shpreh ai.

Veliaj ftoi çdo qytetar të vlerësojë vlerat e vërteta të forcës politike që iu besojnë votën: “Sot zgjedhja është shumë e thjeshtë. Kemi një skuadër që ishte këtu në ditët më të vështira dhe do të vazhdojë ta çojë Tiranën përpara dhe kemi dhe një skuadër ku shoku nuk flet mirë për shokun, shoku ia fut shokut. Shoku që fiton është shoku që ka gënjyer më shumë, që ka lënë në baltë, diplomën, shkollën, shoqërinë dhe jo shoku që i ka çuar gjërat deri në fund. Kjo është diferenca mes dy ideve, mes dy koncepteve, mes dy vlerave, të atyre që duan ta çojnë Shqipërinë përpara dhe atyre që duan ta mbajnë mbrapa,” deklaroi ai.

Manastirliu tha se Njësia 9 në këto vite ka ndryshuar tërësisht sikurse ka ndryshuar dhe është transformuar gjithë Tirana. “Nga kilometri zero, që është sheshi “Skënderbej”, me Bulevardin “Zogu i Parë”, me Bulevardin e Ri që hap tashmë një tjetër arterie të zhvillimit të qytetit për Tiranën dhe gjithë komunitetin e banorëve të Njësisë 9, duke përfshirë këtu çfarë investimesh kanë ndodhur, të cilat realisht kanë përmirësuar cilësinë e jetës nga fëmijët deri tek të moshuarit. Ndaj, jam krenare të them me sa shumë punë vijmë ne këtu përpara jush. Ajo që ka ndodhur me Tiranën është një model suksesi. Kjo nuk ka ardhur në një ditë, ka ardhur për arsye se ne kemi një kryetar, shokun tim Erionin dhe jam krenar për këtë, që i mban premtimet. Bën atë që thotë,” u shpreh ajo./m.j

Next Post
Pason Yuri Kim/ Senati miraton kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Pason Yuri Kim/ Senati miraton kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In