• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: E kuptoj sikletin e Metës, është izoluar ndërkombëtarisht dhe po sillet si klloun

by Java News
28/06/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është i izoluar ndërkombëtarisht dhe qartazi po shikon pronën e tij, që është LSI, një korporatë dhe një biznes politik totalisht i falimentuar. Duke folur në “Top Talk” në TCH, Veliaj deklaroi se këto qëndrime të Metës janë përkundër edhe qëndrimit të partnerëve të Shqipërisë si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.  “E kuptoj sikletin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës sot është mohuar nga të gjitha kancelaritë e huaja. Presidenti i Republikës sot nuk është përfillur fare në vendimin e tij, as nga SHBA, as BE, dhe as OSBE. Me gjithë letrat dhe me gjithë dekretet e tij. Qartazi sot Presidenti ndihet në një qoshe. Komplet i izoluar ndërkombëtarisht, dhe qartazi po shikon pronën e tij, që është LSI, një korporatë dhe një biznes politik, totalisht e falimentuar. Një biznes i cili ishte ngritur mbi idenë që çdo njeriu i gjejmë dhe sot kanë lënë gjithë njerëzit e tyre pa panë dhe në pak ditë edhe Presidentin e Republikës që po hetohet me komision hetimor. Pra në kushtet kur je në një sëkëlldi, ku je në një siklet, ku të kanë vënë në një qoshe, ku s’të përfill askush, ku gjykatat po të rrëzojnë vendimet, ku SHBA-të s’po të njohin asnjë datë, as po të takojnë, ku me shumë gjasë po rrezikon edhe izolime të tjera, siç besoj do dëgjojmë sot nga z.Palmer dhe nga SHBA”, tha Veliaj.

Duke komentuar deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë, kandidati socialist Erion Veliaj tha se ato që prishin zgjedhjet në Shqipëri, do të kenë klasifikime ku do ju mohohet viza. “LSI këtë e di fare mirë, mjafton të pyesë z.Vasili. Ai e provoi të shkonte në Amerikë, si armik i reformës në drejtësi, si një njeri që ka stimuluar dhunën, dhe Titi ngeli në shtëpi. Kështu që për të gjitha këto arsye, besoj se provat i kanë brenda familjes së tyre, fizike, biologjike, dhe politike. Kështu që për të gjitha këto arsye ia kuptoj hallin Presidentit. Pra detyrohet të bëjë gaztorin dhe të sillet si klloun, në momentin që është izoluar nga të gjithë, dhe s’po e përfill askush”, tha Veliaj duke shtuar se me këtë qëndrim Presidenti do të hyjë në librat më të zi të historisë sonë. “Hallin atij ia kuptoj, madje këshilloj që edhe të tjerët që mendojnë si ai që ka një datë imagjinare të datës 13, kjo qenka e zgjidhur të vazhdojnë të ushqejnë veten me datën 13 e të rrinë në shtëpi. Por nëse del përpara një KZAZ-je dhe je me molotov në dorë, dhe je me fishekzjarre në dorë, me një copë tulle, një copë guri, për të djegur një shkollë. Do të hyjmë bashkë me presidentin në librat më të zi të historisë sonë. Kjo është kaq e thjeshtë”, deklaroi Veliaj.

Next Post

Policia: Rreth 8 mijë efektivë për zgjedhjet, 250 të ndaluar për sulmet ndaj KZAZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In