Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Blendi Gonxhe rikthehet sërish në detyrë në këtë institucion. Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka ftuar ishnënkryetarin e kësaj bashkie, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, Blendi Gonxhe që të drejtojë drejtorinë e parqeve.
Kjo gjë është konfirmuar nga vetë Gonxhe për “Panorama”. Ai ka thënë se po mendohet që të ngrihet një agjenci për pargjet.
Vetë Veliaj tha dy ditë më parë, se ka synim rigjallërimin e parqeve të Vaqarrit, Farkës, Kasharit, Dajtit dhe Parkut Olimpik të Tiranës.
Gonxhe ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës kur ajo drejtohej nga Rama, por u largua në 2002-in.









