• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” akti më i turpshëm që kemi parë, zgjedhjet në 30 qershor

by Java News
28/06/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë aktin e rëndë të djegies së shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat ditën e djeshme nga përkrahës të opozitës dhe të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Duke folur në emisionin “Top Talk”, Veliaj u shpreh se bashkohej plotësisht me deklaratën e bërë nga Shoqata për Autonominë Vendore, e cila e konsideronte djegien e kësaj shkolle që mban emrin e një prej njerëzve më të mëdhenj të letrave shqipe Ndrej Mjeda, si një turp kombëtar.

“Shoqata e bashkive sapo ka bërë një reagim, ku dënon ashpër përfshirjen e kryetarit të bashkisë, stafit të tij, familjarëve të tij, nënkryetarëve të tij në djegien e një shkollë. Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” me emrin e madh që mban është ndoshta në një nga aktet më të turpshme që ne kemi parë në histori, siç ishte djegia e shkollën “Shejnaze Juka”. Ne mund të kemi diferenca tona, ne mund të kemi bindjet tona, ne mund të kemi dallime e gjëra që na dallojnë, por kur vjen puna tek shkolla një nga përgjegjësitë që kam pasur në këtë fushatë por edhe në këto 4 vjet është të flas sa shkolla kemi ndërtuar sepse besoj kur bëhet bilanci i dikujt sa shkolla, sa kopshte, sa çerdhe ka ndërtuar”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se shkarkimi i tij është bërë me propozim nga ministri i Brendshëm dhe firmosur nga kryeministri bazuar në provat të qarta që e përfshijnë në këtë akt të turpshëm. “Nuk është shkarkuar nga shoqata, por është shkarkuar nga Ministri i Brendshëm që me gjasë ka më shumë informacion dhe është firmosur nga kryeministri që me gjasë ka më shumë informacion. Dhe kur flas për ministrin e Brendshëm ai bën dhe mbikëqyrjen e akteve, ai ka parë edhe provat në teren, me gjasë kanë dhe tabulatet e tyre telefonike, kështu që vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga dikush që ka më shumë informacion.”, tha më tej Veliaj.

Ndaj për të shmangur akte të tilla dhe për ti lejuar shqiptarët që të demonstrojnë të lirë të drejtën e tyre të votës, Veliaj u bëri thirrje kolegëve të tij kryebashkiak që të mendojnë për qytetarët dhe qytet që drejtojnë dhe jo për partitë.

“Unë besoj që në një moment të gjithë kolegët tanë të djathtë, kolegët të LSI-së duhet të marrin frymë thellë dhe të thotë: prit pak do mbarojë çmenduria, do kalojnë këto 72 orë, po të hënën si do dalim në rrugë, por kur të shkruhet historia e Shqipërisë dhe e këtyre bashkive ky do jetë emri, ky do jetë nami dhe reputacioni që do të lëmë. Ndaj unë do tu bëj një thirrje të gjithë kolegëve të jemi gjakftohtë dhe të kuptojmë që partitë mund ti kemi të ndryshme, por shkollat ku mësojnë fëmijët tanë, rrugët ku kalojnë bashkëshortët tanë, këndet e lojërave, çerdhet ku shkojnë fëmijët, çfarë ka arsye kaq të madhe në botë për të djegur? Për sa kohë PD ose LSI paskan në mendjen e tyre një datë tjetër zgjedhjesh, le të rrinë me atë datë, por për sa kohë ne, amerikanët, BE, OSBE, gjykata, KQZ, Kolegji Zgjedhor kanë datën 30, për të gjithë ata që janë me Amerikën, BE, Gjermaninë dhe botën e civilizuar të shkojnë në datën 30, kush i bindet këtyre urdhrave dhe ka një datë alternative të rrijë i qetë se qenka zgjidh. Pra nuk e kuptoj frustrimin për të bërë një rrëmujë në një kohë delikate për Shqipërinë dhe për çfarë për të djegur shkolla. Kjo është non sens”, tha Veliaj.

Next Post
SHBA: Gjyqtarët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLGJ

SHBA: Të sigurohet 30 Qershori, hetim atyre që dhunojnë zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In