• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj dhe Majko inspektojnë punimet në shkollën “Murat Toptani” në Selitë: E njëjta cilësi si në qendër edhe në periferi

by
26/03/2021 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko inspektuan sot punimet në shkollën “Murat Toptani” në zonën e Selitës, e cila po rindërtohet pas tërmetit të 26 nëntorit, 3 herë më e madhe.

Shkolla e re do u shërbejë 360 nxënësve me kapacitete të shtuara, mjedise moderne, 4 laboratorë, palestrën, hapësirë të dedikuar për parashkollorin dhe kushte shumë herë më të mira. Veliaj tha se nuk ka asnjë ndryshim të shkollave në qendër me ato në periferi, të cilat po ndërtohen edhe më të mira.

“Shkollat e reja, sidomos këto që po ndërtojmë në periferi, janë shumë herë më cilësore, shumë herë më të mëdha, më të mira e më të forta. Për 360 fëmijët që deri dje bënin vara-vingo nga Selita në Komunë të Parisit apo në Unazë, duke harxhuar një pjesë të madhe të ditës tranzit lart e poshtë, është një lajm i jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, tha se shkolla “Murat Toptani” është një dhuratë shumë e këndshme, sipas të gjitha standardeve, për të gjithë komunitetin e Selitës. Veliaj nënvizoi se mezi pret që shkolla e re e rindërtuar të jetë gati deri në verë, për të mirëpritur në shtator nxënësit.

“Dua që vera të vijë me një lajm të mirë, që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë zonën. S’ka kohë për pushim. Burrni nuk është të hipësh mbi kofano të bllokosh trafikun, por të ndërtosh shkolla për fëmijët”, tha ai. Shkolla “Murat Toptani” do ketë një kapacitet prej 360 nxënës, nga të cilët 30 janë parashkollorë. Palestra e do të jetë në dy kate lartësi. Ndërsa, në katin e dytë do jenë 5 klasa, në katin e tretë 6 klasa, si dhe do ketë laboratorë dhe bibliotekë për fëmijët./ b.h

Next Post
VIDEO: Shuhet zjarri në magazinë, ende asnjë gjurmë e rojes Arjan Sala, vijojnë kërkimet

VIDEO: Shuhet zjarri në magazinë, ende asnjë gjurmë e rojes Arjan Sala, vijojnë kërkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In