• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Kushi me drejtuesit e shkollave në Tiranë: Hyjmë në histori si viti ku hapim 10 shkolla të reja!

by
23/09/2021 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27 Shtatori do ta gjejë Tiranën me 10 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet, ka deklaruar se ky vit i ri për arsimin parauniversitar do të hyjë në histori sa i përket investimit në infrastrukturën shkollore në Tiranë.

“Kur mendoj vitet e para në bashki, hapëm vetëm shkollën “Servete Maçi” si ndërtesë e re dhe na dukej një gjë shumë e madhe. Tani, me shkollat që hapim në shtator, do hapim edhe katër të tjera në tetor, kurse pjesën tjetër në Janar, besoj se do hyjmë në histori si një ditë ku e kthyem fatkeqësinë e tërmetit në mundësi për të bërë shkolla,” u shpreh Veliaj. Ministrja Evis Kushi e vuri theksi te standardet me të cilat po ndërtohen shkollat e reja, teksa vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

“Për ta përmbushur sa më mirë misionin tonë për një arsim cilësor, ne si ministri e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Bashkinë, komunitetin, prindërit dhe gjithë shoqërinë. Ky është një mision që kërkon sinergji nga të gjitha palët, prandaj jam shumë e kënaqur që Bashkia e Tiranës është një mbështetje shumë e rëndësishme në punën tonë të përditshme.” Ministrja vlerësoi gjithashtu ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve, si e vetmja garanci për proces normal mësimor.

“Sfida e pandemisë është akoma para nesh, por ne jemi më të përgatitur, sigurisht edhe për shkak të procesit të vaksinimit masiv, për të cilin përsëri dua t’ju falënderoj, sepse kemi arritur në një shifër shumë të lartë në vaksinimin e mësuesve, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në normalitet, për të zhvilluar një proces mësimor normal dhe për të mos rrezikuar mbylljen e shkollave”. Për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj hapja e shkollave të reja bën akoma më të domosdoshëm rolin e administratorit, që ashtu siç u veprua për pallatet do të vendosen edhe në çdo institucion arsimor, për të bërë edhe më eficent procesin e mirëmbajtjes.

“Kemi zyrtarizuar një rol të ri, që është roli i administratorit të shkollës. Nuk ka më asnjë arsye pse drejtori i shkollës të merret me menaxhimin. Po ashtu edhe mësuesit mund të fokusohen vetëm te mësimi,” shpjegoi Veliaj. Ai u ndal edhe tek siguria në shkolla.

“Kemi gjyqtarë që i japin të drejtë një gomisterie për kangjellat që i ka vendosur ngjitur me shkollën dhe në vend që të fitojë shkolla dhe bashkia, që duan t’i heqin, në gjykatë fiton gomisteria,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të rritur elementët e sigurisë, disa rrugë afër shkollave gjatë orarit mësimor do kthehen në pedonale. Kryebashkiaku nënvizoi gjithashtu nevojën e komunikimit me prindërit për problemet që lidhen me Bashkinë, duke shprehur gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të qenë i pranishëm edhe në takimet me prindër.

/b.h

Next Post
Kreu i OBSH akuzon: Bota, në prag të një dështimi katastrofik moral

Ndotja e ajrit, OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In