• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

by Java News
28/03/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të “Rrugës së Agallarëve” në Farkë, e cila i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Frida Krifca, inspektuan përfundimin e punimeve të rrugës, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Veliaj tha se rruga e re krijon një lidhje të jashtëzakonshme të komunitetit me zonat përreth.

“Është një rruge, e cila ka qenë kërkesë e komunitetit prej 30 vitesh. Fillimisht, dua të kërkoj një ndjese sepse ka qenë një rrugë e planifikuar që në vitin 2019, por ndodhi tërmeti dhe na u desh të rialokonim disa fonde për t’ië bërë ballë asaj sfide. E planifikuam sërish, por pastaj ndodhi pandemia. Kjo është e treta e vërteta. Tani mund të them se kemi ardhur me kokën lart sepse kemi bërë një lidhje të jashtëzakonshme mes Lundrës, Farkës së Vogël, Farkës së Madhe, deri në Dajt dhe Surrel”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se gjatë pranverës fokusi do të jetë te përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale. “Në këtë periudhë të pranverës jemi fokusuar te periferia. Zakonisht në Tiranën qendrore ne fokusohemi gjatë kohës së verës, kur qyteti është zbrazur, duke qenë se shumë qytetarë shkojnë me pushime. Në Tiranën rurale punohet më kollaj gjatë pranverës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se falë këtyre investimeve, është rritur vlera e pronës për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike. “Fakti që çmimi i pronave ka kërcyer ende pa mbaruar puna, vërteton atë që themi se kur vjen rruga, vjen zhvillimi, dhe kur vjen investimi i bashkisë, rritet vlera e pronës. Nuk ka rëndësi si kanë votuar njerëzit, edhe pse unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen masive që kemi marrë në Farkë, Petrelë edhe Bërzhitë. Sido që të kenë votuar, vetëm duke ndenjur në shtëpi, iu është rritur vlera e shtëpisë. Kemi takuar njerëz nga Dibra, nga Kukësi, sigurisht dhe ata që janë “den baba den” vendalinj dhe unë besoj se kjo është tamam një rrugë përbashkuese e të gjithëve”, nënvizoi ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të ruajtur investimet e realizuara, ndërsa siguroi se cilësia e ndërtimit është e njëjtë kudo. “E vetmja kërkesë që kam për banorët, është që ta ruajmë këtë investim. Është një investim që është bërë me shumë mund”, tha ai.

Deputetja Frida Krifca shtoi se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur për komunitetin. “E kishin kërkesë për të rritur cilësinë e jetesës së tyre, të investimeve të tyre, të shtëpive të tyre, edhe të objekteve tregtare që ata kanë në këtë lagje. Kjo rrugë shkon deri në Dajt, duke u kthyer edhe një alternativë për rrugën kryesore që kanë edhe qytetarët e tjerë të Tiranës, edhe si një rrugë piktoreske shumë të bukur. Faleminderit për gjithë punët e tjera që do të bëni në Farkë, në Petrelë, në Baldushk dhe në të gjithë zonat e tjera rurale të Tiranës”, deklaroi Krifca.
Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me investimet edhe në shumë zona të tjera të kryeqytetit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por jo vetëm.

Next Post
“Investimet e huaja janë rritur ndjeshëm”, Rama: Qëllimi është të kapim 4 miliardë euro

“Investimet e huaja janë rritur ndjeshëm”, Rama: Qëllimi është të kapim 4 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In