• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe kreu i Bordit të AADF-së inspektim te Piramida: Po investojmë për punët e së ardhmes, transformim i Shqipërisë përmes fëmijëve

by
13/10/2022 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektimin e radhës te Piramida, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri me kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, si dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Pas vizitës, Veliaj tha se Piramida e transformuar, edhe me financim të AADF, do të jetë gati për të pritur fëmijët në pranverë.

“Trashëguam një godinë që glorifikonte sistemin e kaluar, ish diktatorin, kurse sot është një ndërtesë që i rikthehet qytetit, por kryesisht fëmijëve. Kemi pasur një histori suksesi me qendrën TUMO, e cila për shkak të kërkesave të shumta sot s’mund të akomodojë më fëmijë, për shkak edhe të sistemit të bursave sepse financojmë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë. Sot jemi në fazën kur duam ta rrisim masivisht pjesëmarrjen në TUMO, dhe besoj se Piramida, duke qenë se jemi 70-80% në përfundim të punimeve, deri në pranverë, do të ketë mundësi që ne të kalojmë nga 1 mijë nxënës në 2500 nxënës. Do të thotë që rritemi dy herë e gjysmë, dhe pastaj kemi hapësira të tjera për ata që ofrojnë shërbime të ngjashme, pra kompani teknologjie, kompani kodimi, kompani që merren me dizajn. Unë besoj se sot jemi duke investuar për punët e së ardhmes”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se Piramida e transformuar do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu me kryetarin e bashkisë, për të parë progresin e bërë me transformimin e Piramidës. Mendoj se është një shembull i gjërave unike që mund të bëjmë së bashku. Do të jemi në gjendje të transformojmë këtë strukturë nga një monument i së kaluarës në të tashmen, për ta risjellë edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Përmbajtja konsiston në faktin se kjo hapësirë do të ndihmojë në transformimin e Shqipërisë përmes fëmijëve, të cilët do të jenë pjesë e gjeneratës së re, e teknologjisë së re, e mijëvjeçarit të ri, jo vetëm për të qenë të aftë që t’i bashkohen pjesës tjetër të botës, por me shpresën për ta drejtuar pjesën tjetër të botës. Mendoj se suksesi ynë këtu, do i japë njerëzve shpresë se ndryshimi është i mundur, dhe të mund të bëjnë që vendi të ecë përpara”, nënvizoi Granoff.

/e.d

Next Post
Korçë/ Nëna denoncon 40 vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht djalin me aftësi ndryshe!

Korçë/ Nëna denoncon 40 vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht djalin me aftësi ndryshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In