• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Kisha Orthodhokse shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë: Duam që askush të mos ndihet i vetmuar për festa, na duhet kontributi i të gjithëve

by Java News
24/12/2022 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Kishës Orthodhokse shërbyen një vakt të ngrohtë për njerëzit në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”. Veliaj tha se t’iu qëndrosh pranë, në këto ditë festash, njerëzve që ndodhen në vështirësi, është ilaç për këdo në nevojë.

“Vështirësitë me tërmetin dhe pandeminë na mësuan se gjëja më e rëndësishme nuk janë tullat dhe llaçi, por të kemi njëri-tjetrin, të jemi bashkë, të ndihmojmë shokë e shoqe, të kalojmë kohë së bashku, jo vetëm për një vakt, sepse unë besoj se ajo që kemi më shumë nevojë të mbushim nuk është stomaku, por është zemra dhe mendja jonë. Sëmundja më e madhe është vetmia, sidomos kur vijnë festat, kur dikush ka fëmijët jashtë, kur dikush është larg shtëpisë, kur dikush ka humbur një nga bashkëshortët, është burrë i ve ose grua e ve, kur dikush është me ndihmë ekonomike, kur dikush ka një person me aftësi të ndryshe. Vetmia është një sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë, por ka shërim: mjafton të kalosh kohë me dikë,” u shpreh ai.

Veliaj ftoi të gjithë të bëhen pjesë e një rrjeti solidariteti, që askush të mos ndihet i vetmuar në festa në Tiranë. “Tiranën e mbajnë njerëzit, fryma e solidaritetit dhe e dashurisë, sidomos në fundin e vitit, kur kemi festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Thirrja ime është të shërbejmë në mensat sociale, të bëhemi pjesë e rrjetit të solidaritetit, të gjejmë familjet në nevojë në komunitetin tonë dhe t’u çojmë një pako ushqimore, ose një lodër për Vitin e Ri”, tha kryetari i Bashkisë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se bashkia nuk e bën dot i vetëm këtë punë, ndaj duhet kontributi i të githëve.

“Në këtë qytet me një milion banorë ka shumë njerëz, të cilëve u ka ecur jeta mbarë, që i ka bekuar me më shumë se kanë nevojë. Unë njoh shumë njerëz në nevojë, por jo të gjithë, po ashtu edhe Kisha Orthodhokse mund të dijë shumë njerëz në nevojë, por ndoshta nuk i di të gjithë. Te pallati juaj, secili e di kush është në nevojë, kush është me aftësi ndryshe, ose kush është i vetmuar. Thirrja ime është për të gjithë ata qytetarë që e kanë mundësinë, të ndajmë një vakt, të ndajmë një lodër, të ndajmë një palë veshje të ngrohta për dimër. Mund të ndajmë edhe vetëm një urim për dikë që është fillikat dhe ka nevojë të ndjejë solidaritet”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Ambasadorja e BE: SPAK duhet të godasë korrrupsionin e nivelit të lartë. T’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Ambasadorja e BE: SPAK duhet të godasë korrrupsionin e nivelit të lartë. T’i jepet fund pandëshkueshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In