• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kuriozitete

Veliaj: Bllokimi i rrugëve solli humbjen e miliona eurove, ne flasim me punë

by A R
24/04/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave dhe sheshit rekreativ në Njësinë 5, investim i cili vjen nga kompania “Tring” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim dhe gjelbërim të zonës. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.

Kryebashkiaku i Tiranës komentoi bllokimin e disa rrugëve kryesore të kryeqytetit, çka solli vështirësi për qytetarët sipas tij. “Edhe në një ditë si kjo e sotmja, kur patëm bllokim rrugësh, njerëzit duhet të kuptojnë se një orë e bllokuar në Tiranë, janë disa milionë euro shpenzime të qytetit, në shërbime të munguara në transport, në punë të pambaruara. Uroj që ata që e kishin në dorë për ta bërë Tiranën me të gjithë këto investime për 4 vjet, të kuptojnë se duke e bllokuar, thjesht u kujtojnë njerëzve se si e bllokuan 4 vjet me gjumin në Bashki, ndërkohë që shumë prej këtyre punëve mund të ishin bërë përpara 4 viteve”, tha ai.

Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, siguroi se këndi i ri do të përfundojë shumë shpejt, para se fëmijët të fillojnë pushimet e verës. “Ky do të jetë një ambient çlodhës shumë më cilësor se sa hapësira që kemi sot. Kjo është edhe një nga zonat ku investimi ka më shumë duk sepse njerëzit janë më të kujdesshëm, paguajnë taksat, paguajnë faturat dhe detyrimet e tjera”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se krahas këtyre investimeve, Bashkia do të vijojë punën edhe për realizimin e projekteve madhore, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jo vetëm infrastrukturën, por edhe shërbimin ndaj qytetarëve. “Investimet madhore siç kanë qenë rruga e “Kosovarëve”, blloqet e banimit në “Selitë”, apo së shpejti hapja e Komunës së Parisit nga rr. “Medar Shtylla”, janë sfidat tona për këtë vit. Shumë shpejt do të përurojmë edhe Parkun Olimpik. Ky është këndi i 14-të i lojërave, pas atij të Liqenit. Ende nuk është mbushur viti nga 1 Qershori, kur patëm një debat dhe një sërë protestash pa kuptim, ndaj mendoj se është më mirë që të flasë puna se sa fjalët, debatet apo histeria kolektive”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi sot qytetarët e kanë kuptuar se situata në kryeqytet ka ndryshuar tërësisht gjatë këtyre dy viteve dhe se pavarësisht bllokimit të rrugëve, fokusi i punonjësve të bashkisë ka qenë puna dhe ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Sot jemi dita me natën me Tiranën që gjetëm. Kemi ende shumë për të bërë, por kemi ende shumë për të humbur nëse rikthehemi te epoka e bllokimit dhe e gjumit, dhe jo te epoka e punës dhe investimeve. Ndaj dua të përgëzoj të gjithë kolegët që pavarësisht rrethanave, bllokimit të disa rrugëve, apo edhe të bulevardit, e kanë pasur fokusin te puna. Nëse i pyesim prindërit shqiptarë, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, ata parapëlqejnë më shumë që njerëzit që janë në krye të vendit të ndërtojnë më shumë lodra për fëmijët e tyre dhe të lënë lodrat për politikën e madhe”, tha Veliaj./a.m.

Next Post
FOTO/Burri tenton t’i mësojë makinën gruas, por ajo merr përpara dyqanin e luleve

FOTO/Burri tenton t'i mësojë makinën gruas, por ajo merr përpara dyqanin e luleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In