• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj betohet si kryebashkiak: Do punoj bashkë me PD për qytetarët!

by
30/07/2015 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është betuar sot Erjon Veliaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në ceremoninë e mbajtur paraditen e kësaj të entjeje në këtë institucion. Në këtë mënyrë Veliaj ka marrë zyrtarisht detyrën e tij të re, pas fitores në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Në momentin e betimit, kanë qenë Këshilltarët e djathtë të cilët kanë braktisur sallën, duke anashkaluar edhe fjalimin e Veliajt.

Ndërkohë në fjalën e tij të parë si kryebashkiak, Veliaj theksoi se tashmë ka ardhur koha që Tirana të zgjohet nga gjumi letargjik i këtyre 4 vjetëve duke iu përveshur punës. Veliaj u shpreh se në krye të Bashkisë së Tiranës, ai do të jetë në shërbim të tyre 24 orë çdo ditë të vitit.

“Nga sot do të ketë model të ri qeverisës në Bashki. Do t’u shërbejmë qytetarëve me kohë të plotë. Do të bëj çdo gjë për zgjidhje të përbashkëta. Kemi sfida të mëdha që kërkojnë shumë mund. Do punojmë për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Tirana nuk do ndryshojë brenda ditës, kërkon kohën e vet. Ju shtrij dorën e bashkëpunimit edhe këshilltarëve të djathtë. Sot të gjithë përfaqësojmë votat e qytetarëve të Tiranës. Nga mbledhja e ardhshme do të punojmë bashkë me opozitën. Do marr pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës” theksoi Veliaj

Në këtë seancë Aldrin Dalipi është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, me 41 vota pro dhe 19 kundër, ndërsa Vjollca Braho nga PDIU nënkryetare.

10481836_954332114587739_5796424063674740520_o 11229777_954331894587761_5808608671475966141_o 11754842_954332067921077_1766901028750161616_o

Veliaj merr sot Bashkinë e Tiranës, ja si është arreduar zyra

Erion Veliaj merr sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nënkryetari demokrat, Enno Bozdo, pritet t’i dorëzojë kryebashkiakut socialist projektet dhe dosjet e punes.

Në ceremoninë e betimit që do të zhvillohet paraditen e sotme, Veliaj ka ftuar të jenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

Veliaj me 4 nënkryetarë – Fituesi i zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 do t’i drejtohet Bashkise se Tiranes me një armatë prej 4 nënkryetarësh Brunilda Paskali e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Arbian Mazniku i PS, Andi Seferi i Frymës së Re Demokratike dhe Ylli Shehu nga PDIU.

Arredohet zyra –  Në ambientet e punës në Bashki, gjithshka vijon normalisht pasi i vetmi ndryshim per momentin është përqëndruar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, e cila sot po transformohej me shijet e drejtuesit te ri Erion Veliaj, pasi stafi i tij po kujdesej per aredimin dhe bojen e re te mureve.

11703459_459950464130081_2457173377029818272_o 11822904_459950467463414_5707299618657089548_o

Emrat e 61 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak të Tiranës

Partia Socialiste

1 – KLODETA DIBRA

2 – ALDRIN DALIPI

3 – BLERINA DORACAJ

4 – LUAN BREGASI

5 – ELONA HOXHA

6 – ERIDIAN SALIANJI

7 – ELISA SPIROPALI

8 – ORION GLIOZHENI

9 – AIDA LLAZANI

10 – FLORIAN PULLAZI

11 – KLOTILDA BUSHKA

12 – FATMIR HETI

13 – DORINA KUKA

14 – YLLI ÇANO

15 – ADELINA ALBRAHIMI

16 – GENC DUKA

17 – EUGERTA TEQJA

18 – RAMAZAN BUCI

19 – ALKETA HILA

20 – AQIF QEFALIA

21 – KOZETA FINO

22 – AURAN XHANI

23 – MARIA MYRIDINAS

24 – RASIM HIDRI

25 – LUIZA GRAZHDANI

Partia Demokratike

1 – REJLA BOZDO

2 – NIAZI KOSOVRASTI

3 – SUZANA GUXHOLLI

4 – FABIAN TOPOLLARI

5 – KREUZA LEKA

6 – TAHSIM MEMA

7 – ARJANA ÇELA

8 – LEONARD OLLI

9 – ARGYRINA JUBANI

10 – MATEO SPAHO

11 – ENKELEJDA SALLAKU

12 – AKIL KRAJA

13 – MIRELA DRAGONI

14 – KRESHNIK ÇOLLAKU

15 – MERITA PONI

16 – BESNIK ALIAJ

17 – KLODIANA SHALA

Lëvizja Socialiste për Integrim

1 – ERISA XHIXHO

2 – SHEZAI ROKAJ

3 – ERIONA BIXHA

4 – ENDRIT BRAIMLLARI

5 – FLOIDA KËRPAÇI

6 – AGIM KRAJA

7 – BRUNILDA PASKALI

8 – ARDIT ÇELA

9 – IRA VEJSIU

10 – ELTJON HALIMI

11 – ELONA GURI

12 – BRUNO LIÇO

13 – BORA PANAJOTI

Partia Drejtësi, Integrim e Unitet

1 – VJOLLCA BRAHO

2 – ARJAN ÇUKAJ

3 – ALBINA NANAJ

Fryma e Re Demokratike

1 – MIRELA BOGDANI

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

1 – FERDINAND SHEHU

Partia Republikane

1 – FERDINANT PAPADHIMA

Next Post

Deputetët gjermanë kërkojnë vendosjen e vizave për Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In