Gjatë inaugurimit të çerdhes nr. 13 në njësinë 8, ish lagjia e Lulzim Bashës, mes pjesëmarrësve ishte edhe djali i xhaxhait të vetë kreut të PD-së.
Në videon me celular dërguar në redaksinë e gazetës Tema, dëgjohen batutat e Veliajt me kushëririn e Bashës, i cili në vend të çadrës, kishte zgjedhur të marrë pjesë në hapjen e çerdhes së rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës.
“Hallall për punën që ke bërë”, thotë ai. Për më shumë ndiqni videon. /b.d
Biseda mes Veliajt dhe djalit të xhaxhait të Lulzim Bashës:
Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Hallall për ket pun që ke bo edhe ishahlla na e gadit edhe lagjen, siç ke gadit edhe kopshtin
Veliaj: Lagjes ia kemi hequr edhe ato bllokimet që ka pas
Gruaja: Ndërtimet tani se gjithë shtëpi të vjetra jemi ne…
Veliaj: Si?
Gruaja: Gjithë shtëpia të vjetra jemi ne, qerpiç jemi ne
Veliaj: Ti ku e le lagjen?
Gruaja: Ja këtu jemi ne…
Ndërhyn një burr: Është çuni xhaxhait të Lulit…
Veliaj: Ah ti je çuni xhaxhait të Lulit?! Po pse nuk je te çadra ti apo ti je te streha e çerdhes? E mir, shumë mirë… Se kështu janë ndarë gjërat…
Djali i xhaxhait të Lulzim Bashës: Ashtu osht …
Veliaj: Ça te çadra, ca te çerdhja…
Djali xhaxhait të Lulzim Bashës: Buzëqesh