• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bashkisë i janë bllokuar 40 projekte nga gjykatat e korruptuara, ja pse duhet Vettingu…

by A R
25/02/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se zbatimi i Vettingut është shumë i rëndësishëm edhe për bashkinë e kryeqytetit, të cilës sipas tij gjykatat e korruptuara i kanë bllokuar plot 40 projekte.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë inaugurimit të një rruge në fshatin Sos.

“Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen”, tha kreu i bashkisë.

Për këtë arsye, Veliaj theksoi se reforma në drejtësi merr një rëndësi të madhe edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila shpeshherë bie pre e korrupsionit të gjykatave. Ai nënvizoi se këto vendime janë një shërbim i munguar ndaj qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të përfitojnë nga investimet e Bashkisë së Tiranës. “Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme. Bashkia nuk mund të korruptojë gjyqtarët, nuk mund të doroviti këdo që jep urdhra dhe masa bllokimi. Ndaj, u bëj apel të gjithë qytetarëve që ta mbështesim reformën në drejtësi, të mbështesim vettingun, të mbështesim një sistem ku një gjyqtar nuk hap ankandin se kush ofron më shumë për të dhënë një masë bllokimi. Kemi disa kantiere në Tiranë ku kemi ecur jashtëzakonisht shpejt, por imagjino sa shpejt mund të ecnim nëse nuk do të kishim këto vonesa, të cilat na çojnë në seanca pa fund gjyqesh dhe kur vjen puna, zbulon që një i fortë, një njeri që nuk pranon të bashkëpunojë me bashkinë për të liruar një hapësirë të zaptuar që e ka marrë me të pa drejtë, vetëm për faktin se ka fuqi blerëse te një gjyqtar, bllokon punën e bashkisë për muaj të tërë. Imagjinoni sa shpejt mund të kishin ecur punët në Tiranë nëse do të kishim një sistem gjyqësor korrekt”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se për t’i prerë rrugë këtij arbitrariteti dhe kaosi që shkaktojnë vendimet e gjykatave edhe në drejtim të interesit publik, Bashkia e Tiranës mbështet fort nevojën për zbatimin sa më parë të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “E mbështesim vettingun, e mbështesim reformën në drejtësi sepse duam që në Tiranë të vlojë dhe kjo arrihet vetëm kur zhdukim ata gjyqtarë, të cilët kundrejt pagesës bllokojnë punët e bashkisë, punët e qytetit dhe të një milion qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Një nga zonat periferike të Tiranës, fshati Sos në Njësinë Administrative Nr. 2, tashmë është bërë pjesë e qytetit edhe si infrastrukturë rrugore e urbane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në kohë rekord ndërtimin e rrugës “Hermann Gmeiner”, e cila qe kthyer në një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve ‘90. I shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Bare, dhe Administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky investim është një tjetër dëshmi e reduktimit të diferencave mes qendrës dhe periferisë.

“Jam shumë i lumtur sot, që në një fundjavë me shi, i dhamë dorën e fundit kësaj rruge me sinjalistikën, ndriçimin, trotuaret, për ta bërë sa më dinjitoze këtë hapësirë publike të Tiranës. Ku punohet me standard, punohet vetëm një herë dhe nuk i rikthehemi punës disa herë. Këtu në fakt, ka qenë ekzaktësisht kufiri midis Tiranës urbane dhe Tiranës rurale dhe ashtu siç kemi premtuar, ky do të jetë viti i punës për Tiranën rurale, pra për t’u siguruar që sheshojmë diferencat midis periferisë dhe qytetit”, tha Veliaj.

Ai theksoi se rruga do i shërbejë jo vetëm banorëve të kësaj lagje, por edhe institucioneve të tjera sociale dhe shtetërore. “Kjo është zona e Saukut, një zonë e cila ka ndërtesa rezidenciale, por edhe shumë ndërtesa sociale e arsimore. Ka shkolla, kopshte, çerdhe, këtu është edhe shkolla e re “Hermann Gmeiner”, që mban emrin e rrugës, ka edhe shumë institucione të tjera private ose publike. Ndaj, qindra dhe mijëra qytetarë që banojnë ose punojnë këtu, duke nisur që nga rezidenca e Presidentit, nga sot kanë një hyrje alternative, jo mes përmes parkut të Liqenit”, shtoi Veliaj.

a.m.

 

 

Next Post
Plas “lufta” në facebook për bulevardin e ri, ja si i përgjigjet Rama ironisë së Bashës

FOTO/ Ja çfarë bën Rama pas deklaratave të forcës nga Basha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In