• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bashkia në gatishmëri, zgjidhet problemi i rrëshqitjeve të dheut

by A R
06/01/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pak javë Bashkia e Tiranës ka mundur t’i japë zgjidhje problemit të banorëve të pallateve që rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave në zonën e Farkës. Punimet që po kryhen për frenimin e rrëshqitjeve të dherave janë ndjekur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se brenda pak ditësh, situata do të jetë rikuperuar dhe rreziku ndaj pallateve që janë aty afër do të marrë fund.

“I kemi dhënë zgjidhje një emergjence për të gjithë banorët e kodrës në Farkë, me mbrojtjen nga rrëshqitjet e mëtejshme të Kodrës dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve. Ajo që kemi arritur të realizojmë është një mbrojtje provizore nga rrëshqitjet e mëtejshme dhe besoj se në 10-15 ditë mbaron edhe pjesa tjetër e punës. Kemi pasur mbi 1500 metra kub inerte, të cilat janë stabilizuar, për t’u siguruar që nuk ka më rrëshqitje të kodrës”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se situata e krijuar duhet të shërbejë si mësim, jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për vetë qytetarët, të cilët duhet të jenë të kujdesshëm kur prenotojnë apartamente në pallate që ndodhen në fazën e projektimit. Ndaj, ai u ka bërë thirrje banorëve të Tiranës që të mos bien pre e mashtrimeve që bëjnë investitorët. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bëhen pjesë e këtij krimi. Kjo do të thotë, të mos blejnë apo prenotojnë shtëpi në vende pa i marrë çelësat në dorë, ku nuk kanë parë projektin e përfunduar dhe lejet përkatëse”, theksoi kryebashkiaku.

Sipas tij, pavarësisht se nuk mund të zhbëhen dot të gjitha abuzimet që janë bërë në katër vitet e kaluara, është detyrë e Bashkisë që të paralajmërojë qytetarët që të mos bëhen pre e këtyre abuzimeve dhe bashkëfajtorë në këtë veprimtari kriminale. Nisur nga ky rast, që sipas kryebashkiakut është i përsëritur edhe në disa zona të tjera, Bashkia e Tiranës ka vendosur të rrisë tarifën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në mënyrë që dëmet që shkaktohet nga ndërtuesit të paguhen nga vetë ata dhe ato të mos i paguajnë qytetarët nga taksat e tyre.

“Është rritur vetëm një taksë në Bashkinë e Tiranës, ajo e ndikimit në infrastrukturë, të cilën e paguajnë ndërtuesit. Me rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, ne kemi mundësi që kush investon, të depozitojë paraprakisht në Bashki një shumë të mjaftueshme që në të ardhmen, tragjedi të tilla të bëhen të evitueshme dhe nëse rikuperohen, të merren nga taksa që ka paguar ndërtuesi dhe jo me taksat që paguajnë qytetarët”, tha Veliaj.

Më tej, Kryetari i Bashkisë ka njoftuar qytetarët e Tiranës që gjatë ditës së sotme të shmangin lëvizjet e panevojshme nëpër qytet dhe në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, sepse priten shira me intensitet mbi normalen. “Sot parashikohet të kemi rreshje mbi normalen. Sa më pak qytetarë të jenë në lëvizje, aq më mirë do të jetë për menaxhimin e situatës. Të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë janë në gatishmëri totale. Ne do të kemi rreth 700-800 vetë në terren për të zhbllokuar kanalizimet, për të ndihmuar me trafikun, për të ndihmuar në situatat e emergjencës. Numri 128 i emergjencave të bashkisë dhe zjarrfikëseve është në gatishmëri për të gjitha rastet kur rrezikohet jeta e qytetarëve dhe kërkohet një ndërhyrje nga organet e Bashkisë”, tha Veliaj. Ai gjithashtu ka ftuar edhe ata banorë që banojnë në zonat rurale që të evitojnë maksimalisht brigjet e lumenjve, urat dhe shtigjet e thepisura.

BW

Next Post

Mungon energjia, protestë në Dushk të Lushnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In