• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e shkollave “Partizani” dhe “Besnik Sykja”: Jeni një fitore për qytetin

by Java News
23/03/2024 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollave “Partizani” dhe “Besnik Sykja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tha të rinjve se gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara dhe për t’u bërë qytetarë të mirë është bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

Ai shtoi se nxënësit me 10-ta janë një fitore për qytetin.

“Ju jeni përgatitur për një garë të gjatë, jo për një fitore të shpejtë të ditës. Fakti se, shumica prej jush që tani e di ose jeni shumë pranë vendimmarrjes se çfarë doni të bëheni në jetë, – disa do ndjekin mjekësinë apo marketingun, disa regjinë, dizajnin apo arkitekturën – do të thotë që, secili prej jush sot është bërë edhe qytetar i mirë. Jeni futur si nxënës në këto shkolla, por keni dalë qytetarë. Qytetari është më shumë se sa një nxënës. Një qytetar ka disa dimensione, përtej uniformës dhe provimeve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nxënësit me 10-a në të ardhmen do të jenë pjesë e 1% të popullsisë me ide krijuese, që di të bashkëpunojë dhe drejtojë në skuadër. “Në qoftë se jeni në 1% e nxënësve më të mirë sot, gjasat janë që edhe në moshën 20, 30, 40, 50, 60, 70 vjeçare do vazhdoni të jeni te 1% e popullsisë, që mëson, që punon fort, që ka ide krijuese, që di të bashkëpunojë, që di të drejtojë në skuadër. Kjo është fitore për qytetin”, tha ai.

Veliaj ftoi nxënësit ekselentë të mos harrojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pasi vetëm ashtu mund të ecësh përpara. “Justifikimi se kam shumë mësime, nuk shërbej dot një pjatë supë nuk shkon sepse unë besoj se kush është i mirë i bën të gjitha! Gjen kohë edhe për sport, edhe për shoqërinë, gjen kohë edhe për një festë, por edhe për një shërbim në një qendër sociale, apo për të mbjellë pemë. Ndaj, doja shumë që, së pari t’ju thosha se jam shumë krenar për ju dhe kam shpresë se i gjithë qyteti e ndjen këtë. Së dyti, mos e humbni këtë lidhje që keni me njëri-tjetrin. Nëse do të jeni të aftë që ta mbani këtë lidhje dhe të rriteni bashkë si brez, do bëni gjëra të mrekullueshme”, përfundoi ai.

Next Post
Boçi flet hapur: Ta vazhdojmë luftën për t’i dhënë liri, liderit tonë Sali Berisha

Boçi flet hapur: Ta vazhdojmë luftën për t’i dhënë liri, liderit tonë Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In