• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që janë në çadër nuk kanë çfarë ofrojnë, qytetarët presin që të vazhdojmë punën

by Java News
09/04/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për ndërtimin e qendrës së re shumëfunksionale në Bregun e Lumit, në Njësinë Nr. 4.

Falë edhe mbështetjes nga Komisioni Evropian, në këtë zonë është mundësuar ndërtimi i një shkolle të re, e një kopshti dhe çerdheje, si dhe e qendrës sociale e cila do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të zonës.

Punimet për ndërtimin e kësaj qendre u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

Veliaj theksoi se ndërtimi i qendrës dhe përmirësimi i infrastrukturës në të gjithë zonën, do ta shndërrojë Bregun e Lumit në një nga destinacionet më moderne të Tiranës. Veliaj tha se investimet do të fokusohen jo vetëm në Tiranën qytet, por edhe në zonat periferike.

“Në një vit e gjysmë, këtu transformimi është i dukshëm, ndaj dua t’u bëj thirrje të gjithëve që, teksa bëjmë debatet e mëdha politike, të cilat janë të nevojshme, është e rëndësishme të kuptojmë se ajo që presin qytetarët nga ne është që të përveshim krahët dhe të vazhdojmë punën. Nëse dikush nuk ka bërë punë dhe për këtë arsye nuk ka çfarë ofron e nuk do të vijë në zgjedhje, kjo nuk duhet të jetë problem dhe dramë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ama, kush ka bërë punë dhe kush do të bëjë akoma më shumë punë, duhet të paraqesë ofertën e vet në datë 18 qershor dhe të na tregojë se si mund të bëjmë më shumë kopshte, më shumë çerdhe, më shumë rrugë, më shumë tregje si Pazari i Ri, më shumë rrugë si Bulevardi i Ri, më shumë sheshe si sheshi “Skënderbej”, më shumë kënde lodrash”, tha Veliaj.

Ai tha se është një lajm i mirë që Bashkia e Tiranës po investon gjithmonë e më shumë në periferi të qytetit, e madje këto investime janë edhe më të mira se ato të qendrës.

“Nuk ka nevojë që çdo mëngjes të kalojmë kohë në trafik duke kërkuar shkolla, çerdhe e kopshte të tjera, por si në rastin e Bregut të Lumit, qytetarët do t’i kenë të gjitha në një zonë. Ndaj, ky investim vjen si sinjalizimi i parë i këtij urbanizimi, ku kemi bashkuar forcat, me punën që po bëjmë te lumi, me sistemimin e rrugëve të zonës që po bën bashkia me Komunitetin Europian, por sidomos të këtyre qendrave studimore, arsimore dhe sociale”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë sqaroi se koncepti i këtij kompleksi është që të funksionojë si një qendër komunitare.

“Pasi mbaron mësimi për nxënësit, terrenet sportive do të jenë të hapura për komunitetin. Por kjo është edhe një zonë me probleme të thella sociale. Ndaj, ideja e të pasurit të një qendre sociale këtu, ku shërbimet të vijnë këtu, të kemi një mensë për ata që janë në nevojë, ku edhe terapia për personat me aftësi të kufizuar të zhvillohet këtu, logopedia etj, besoj se janë të gjitha lajme të mira për komunitetin”, tha ai, duke shtuar se herë të parë një nga zonat më të degraduara të qytetit sot ka vëmendjen e Bashkisë së Tiranës dhe të qeverisë shqiptare.

Veliaj garantoi qytetarët se investimet do të vijojnë me një ritëm, për t’u ofruar atyre jo vetëm infrastrukturë më të mirë, por edhe shërbime shumë herë më cilësore.

“Jam gati bashkë me skuadrën dhe me deputetët e Tiranës që të shkojmë në datën 18 qershor me një ofertë që e çon në marsh të pestë energjinë tonë të këtyre muajve të fundit. Besoj se në Tiranë gjërat flasin vetë. E mirëkuptoj pse dikush është në çadër, pse nuk bëri dot një punë në Tiranë, le më të marrë përsipër të bëjë punë në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që karvani të ecë përpara dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë ata qytetarë që në fund të ditës presin përgjigje në çfarë shkolle do i çojnë fëmijët, në çfarë çerdhe, kush do t’i ndihmojë në ditën e tyre të nevojës, ne t’i kemi përgjigjet. I kemi përgjigjet dhe do të jemi aty me një ofertë politike për punë konkrete, kurse për llafe duhet të gjejnë dikë tjetër”, theksoi Veliaj.

Paralelisht me ndërtimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti falenderoi kryetarin e Bashkisë për përkujdesin e treguar në investimet në periferi të qytetit, duke i dhënë shpresë dhe mundësi të reja të gjithë komunitetit në këtë zonë.

“Duhet t’i japim një falenderim shumë të madh kryetarit për vëmendjen e treguar ndaj njësisë sonë, një falenderim për të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mundësuar realizimin e ëndrrave të gjithë këtyre fëmijëve dhe banorëve. T’i japim mundësi të rinjve që të shkëputen nga jeta e tyre thjesht në kafene apo pika bastesh”, tha Gjylameti.

Nga realizimi i projektit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale në njësinë Nr. 4 në kryeqytet, është ndërtuar qendra sociale, çerdhja, kopshti, si dhe një shkollë. Gjithashtu, do të ketë një qendër shumëfunksionale, kinema dhe mensë, në shërbim të komunitetit.

Midis palestrës së shkollës dhe vetë shkollës është ndërtuar edhe një godinë për shërbimet, si dhe dhomat e zhveshjes për palestrën. Si për kopshtet, edhe për qendrën sociale, është bërë izolimi termik, për të siguruar një qëndrim sa më komod të fëmijëve në shkollë. Kapaciteti i shkollës është 900-1000 nxënës, në varësi të nevojave që ka komuniteti.

c.a

Next Post
A e morën amerikanët prapë shkopin në dorë?

A e morën amerikanët prapë shkopin në dorë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In