• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ata që djegin goma para bashkisë, dikur digjnin goma në Astir. Bëmë jo vetëm Unazën, por fituam me 60% të votave

by Java News
18/06/2024 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Nga Kashari, ku zhvilloi një takim me socialistët e kësaj zone, Veliaj kujtoi kohën kur në Astir opozita digjte gomat dhe bllokonte punimet e Unazës, e cila sot është kthyer në një arterie ekonomike për qytetin.

“Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme në këtë komunitet. Më kujtohet kur jemi takuar bashkë para 4 vitesh, kur bëheshin protestat tek Astiri, ku të ishe socialist në zonën e Astirit ishte nga gjërat më të vështira. Në momentin që sot digjen gomat një herë, dy herë, dymbëdhjetë herë te bashkia, tani quhet rutinë, por ai stil, ajo formë e të bërit politikë me djegie gomash, me urrejtje ndaj njëri-tjetrit, me përçarje ndaj njëri-tjetrit, nisi tek Astiri, ku atëherë ishte tjetër kryetar i PD dhe thoshte: Këtu është vija e kuqe dhe nuk do të kalojë autostrada. Ndërkohë, ajo autostradë është arteria kryesore ekonomike, transporti, energjie, biznesi për gjithë Tiranën dhe ja ku jemi sot. Për të gjithë ata që thoshin kjo është një vijë e kuqe, ne s’do e kalojmë kurrë, ne socialistët thoshim: jo more njerez, se nuk mund të bllokohet qyteti kështu. Nëse dikush ka ndërtuar pa leje, do kompensohet, por qyteti duhet të ketë autostradë, qyteti duhet të ketë shkolla, qyteti duhet të ketë parqe, qyteti duhet të ketë të gjitha lehtësirat që i ka çdo qytet tjetër”, theksoi ai.

Veliaj tha se ata që djegin goma para bashkisë, janë të njëjtët që dikur digjnin goma në Astir. “Ai ishte një moment kritik, se pala tjetër thoshte kjo është vija e kuqe dhe kanë bërë të njëjtën gjë në fakt. Janë të njëjtët njerëz që digjnin goma tek Astiri, ata djegin goma edhe në bashki; të njëjtët njerëz që dilnin me pistoletë tek këndi i lodrave, dalin me pistoleta dhe armë kudo tjetër, është e njëjta racë. Ne nuk e kemi shkopin magjik të ndryshojmë mendjen e të gjithëve, por fakti që pas gjithë asaj beteje, me goma të djegura, me bllokim rrugësh, me zjarr, me konflikte, me rrahje me policinë, ne arritëm jo vetëm të bëjmë rrugën dhe Unazën, por të fitojmë mbi 60% tek Astiri, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e forcës tonë, e atyre njerëzve, burra dhe grave, që vërtet besojnë tek kjo kauzë”, tha ai./m.j

Next Post
Argita quajti Bashën të mbaruar, reagon PD: Vajza “Non Grata” sulmon kreun demokrat me gjuhën e babit “Non Grata”

Do të bashkëpunonte me Argita Berishën? Basha: PD po shihet si strehë për...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In