Erion Veliaj ka postuar disa foto nga xhiro nëpër kryeqytet me biçikletë, si një mesazh për qytetarët që kanë makina se është më mirë të përdorin biçikletën se sa automjetet.
Ndërkohë kjo e hënë do të jetë një ditë dhe datë ndryshe për kryeqytetin, sepse Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit.
Tirana është gati për këtë ngjarje të madhe. Pastërtia e qytetit dhe kurimi i lulishteve kanë qenë në fokusin e punës së shtuar të Bashkisë së Tiranës ditët e fundit.
/a.r











