• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: 3-fishuam Fondin i Nxitjes së Punësimit

by
23/04/2015 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi i Nxitjes së Punësimit në Tiranë, Veliaj: “Punësuam të rinj dhe ndihmuam biznese të gjenerojnë të ardhura”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, ishte sot në Vaqarr ku vizitoi kompaninë “ELAL-COM”, e specializuar në prodhimin e materialeve për instalime elektrike, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar 24 të rinj. Pasi vizitoi ambientet e kompanisë dhe u takua me të gjithë të rinjtë e punësuar, z. Veliaj tha se ky biznes është fillimisht, një burim punësimi dhe të ardhurash për të gjithë zonën e Vaqarrit.

Sipas tij, Fondi i Nxitjes së Punësimit është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëz me ndihmë ekonomike që të punësohen. “Nëpërmjet strategjisë tonë për zyrat e punës dhe Fondit të Nxitjes së Punësimit, kemi investuar në biznese të tilla si ky, ku punësohen të rinj dhe sjellin risi në përdorimin efiçent të energjisë. Më vjen mirë që Fondi i Punësimit ka rezultuar i suksesshëm dhe që 24 të rinjtë e punësuar këtu u shprehën të kënaqur”, u shpreh z. Veliaj.

Ai tha se kjo tregon që investimi i bërë nëpërmjet Fondi të Punësimit ishte i drejtë dhe se ka ardhur koha që, jo vetëm qeveria qendrore, por edhe ajo vendore, duhet të promovojë dhe investojë në ato kompani që punësojnë të rinj dhe sjellin risi në menaxhimin e qyteteve tona.

Drejtuesi i kompanisë “ELAL-COM”, z. Bedri Sulaj, tha se “Jemi shumë të kënaqur për skemën e re të aplikuar nga Fondit i Punësimit. Të gjithë ata që janë punësuar te ne kanë gjetur veten, janë bërë profesionistë, bëjnë punë konkrete dhe gjëra të bukura për të hijeshuar qendrat e qyteteve tona”.

Në vitin 2014, Fondi i Nxitjes së Punësimit u trefishua në 2.7 milion dollarë, nga të cilat përfituan 356 biznese dhe u punësuan 4000 punëkërkues të papunë. Në vitin 2015, fondi u dyfishua në 4.5 milion dollarë dhe u punësuan 6000 punëkërkues të papunë.

Next Post

Ja e ardhmja e portierit De Gea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In