Media shtetërore e Koresë së Veriut hodhi poshtë si dezinformata, raportin mediatik që testi i gjashtë bërthamor atje vrau shumë njerëz.
Televizioni japonez ‘Asahi’ raportoi të enjten se vendi ku testohen bombat bërthamore u shemb pas testit të gjashtë atomik të Pyongyang-ut, duke lënë me shumë mundësi të vdekur rreth 200 persona.
Por, media shtetërore e Koresë tha se ishte një raport i falsifikuar që synon të shpifë për vendin komunist dhe për zhvillimet e tij në programin bërthamor.
a.ç