Roman Herzog, politikani i parë që shërbeu si president i Gjermanisë së ribashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeç, konfirmoi sot zyra presidenciale gjermane.
Para mandatit të tij si president nga viti 1994 deri në vitin 1999, Herzog ka qenë president i Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë.
Kristiandemokrati, Herzog, ka bërë pa pushim fushatë për reforma dhe është i njohur për një fjalim të vitit 1997 në të cilën bëri thirrje për një lëvizje në gjithë Gjermaninë, në mënyrë që të realizoheshin ndryshime sociale dhe ekonomike.
Ndërsa roli i presidentit në Gjermani është kryesisht ceremonial, Herzog solli autoritet të madh moral në këtë post.