Futbolli anglez është tronditur nga vdekja e ish-trajnerit Glen Roder.
65-vjeçari u nda sot nga jeta, pasi vuante prej një kohe të gjatë nga tumori në tru.
Ish-tekniku i Newcastle, Watford, West Hamit, nuk mundi të rehabilitohej nga sëmundja kanceroze.
Lajmi u konfirmua nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit Anglez.
“Glen ishte një zotëri i sjellshëm, që shfaqi përkushtim të madh gjatë karrierës për futbollin. Futbolli ka humbur një shërbëtor të madh sot dhe i shpreh ngushëllimet familjes së Glenit”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Anglez.
Vitet e fundit, Roder ushtronte rolin e këshilltarit menaxherial për klubin e kategorisë së katërt në Angli, Stevenage.
/a.r