Lajm i hidhur në familjen e kancelares gjermane, Angela Merkel. “Zonjës së Hekurt” e Europës i është ndarë nga jeta nëna e saj.
“Herlind Kasner, 90-vjeçare, ka vde-kur”, raporton DPA, duke cituar një zëdhënës të qeverisë gjermane.
Nëna e kancelares Merkel ka qenë një ish mësuese e gjuhës latine dhe angleze dhe ka lindur në vitin 1928 në Danzig.
Kasner solli në jetë kancelaren gjermane në vitin 1954, në Hamburg, ndërsa më pas do të zhvendosej në Gjermaninë Lindore bashkë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kosner, një pastor që u nda nga jeta në vitin 2011.