Një shqiptare, 30 vjeçe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lesbos, në momentin që shqiptarja po punonte. E reja, nënë e një fëmije, është ulur të djegë disa degë ulliri gjatë momenteve të saj të pushimit dhe ka nisur të ngrohet.
Por në momentin që ka dashur të këpusë disa degë të tjera ulliri, ka rënë nga pema mbi flakë. Bashkëshorti i ka shkuar në ndihmë dhe e ka larguar nga zjarri duke u dëmtuar edhe vetë në duar. Më pas, ai e ka dërguar në spital, por 30-vjeçarja ka ndërruar jetë.
/a.r