Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), ka vdekur papritmas. Përmes një deklarate të postuar në Internet, Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin, i ka shprehur ngushëllime familjes së Igor Sergun, pas “vdekjes së tij të papritur”. Sergun, 58 vjeçar, i cili ka qenë në krye të GRU që nga viti 2011, ishte njëherazi edhe nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. Përmes deklaratës, Kremlini nuk ka njoftuar mbi shkaqet e vdekjes.