Një grua që ishte lënduar në sulmin me një kamion në Stokholm, ka ndërruar jetë.
Kështu, kjo 60 vjeçare bëhet viktima e pestë e këtij sulmi, shkruan DW, transmeton Klan Kosova. Policia ende nuk ka zbuluar motivet e sulmit dhe nuk ka asnjë grup që ka marrë përgjegjësinë.
“Një grua rreth të 60-ave që po trajtohej në një spital në jug të Suedisë nga dëmtimet që kishte marrë, ka vdekur në mëngjesin e së premtes”, thuhet në lajmërimin e policisë suedeze. Ata nuk e kanë zbuluar identitetin e viktimës. (b.an)