Rezultatet e reja të një autopsie tregojnë se dy banorë të Kalifornisë vdiqën nga koronavirusi në fillim dhe në mes të shkurtit, pra tre javë para vdekjes së parë të njohur zyrtarisht nga COVID-19 në SHBA.
Këto vdekje tani janë të parat që i përshkruhen koronavirusit, i cili ndihmon për të kuptuar se sa herët ky virus është përhapur në vend, thanë ekspertët shëndetësorë për CNN.
Qarku Santa Clara i Kalifornisë Veriore lëshoi të martën rezultatet e autopsisë. E para është një grua e moshës 57-vjeçare e cila vdiq në shtëpinë e saj më 6 shkurt, i dyti një burrë 69 vjeç i cili gjithashtu vdiq në shtëpi më 17 shkurt.
Askush nga ata nuk kishin një “histori udhëtimi” që do t’i ekspozonte ata ndaj virusit, tha Dr. Sara Cody.
Ata besohet se janë prekur në bashkësi, aty nga mesi i janarit. Vetëm ata që udhëtuan në zonat në rrezik ose kishin simptoma u testuan në shkurt.
Vdekja e parë në SHBA më parë besohej se kishte ndodhur më 29 shkurt në Kirkland, Uashington. /e.s/