• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vdekje e dhunshme”/ Gruaja gjen të vrarë në shtëpi liderin komunist të rajonit prorus në Moldavi

by Java News
20/07/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësi i lëvizjes komuniste në Transnistria, Oleg Jorzhan, u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Sucleia, një qytet afër Tiraspolit, sipas Ministrisë së Brendshme të territorit separatist moldav. “Trupi i pajetë i Oleg Jorzhanit u gjet nga bashkëshortja e tij, në një nga dhomat ngjitur me një kasafortë të hapur dhe bosh”, thuhet në shënimin e informacionit.

Vdekjen e konfirmoi edhe lideri i komunistëve rusë, Genadi Zyuganov, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Moskë: “Lideri i Partisë Komuniste Transnistriane, Oleg Khorzhan vdiq mbrëmë. E vranë në shtëpi. Kërkojmë që menjëherë të nisë një hetim”.

Nga ana e saj, Zyra e Politikave të Riintegrimit të Moldavisë ka nisur gjithashtu një hetim të pavarur dhe në përputhje me ligjin moldav. “Zyra dënon me forcë veprimet kriminale që kërcënojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve”, tha ajo.

Jorzhan u dënua tashmë me katër vjet e gjashtë muaj burg në vitin 2018 në Transnistria për organizimin e “demonstratave të dhunshme kundër një figure publike”. Ai u lirua në dhjetor 2022 pasi autoritetet konsideruan se ai ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme, sipas agjencisë moldave Moldpres. Pas lirimit, ai siguroi se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të republikës së shkëputur të Moldavisë.

Sipas gazetës moldave Komsomolskaia Pravda, policia mori një alarm rreth orës 11:30 me orën lokale të hënën. Trupi i Jorzhanit kishte “shenja vdekjeje të dhunshme” kur u gjet nga gruaja e tij. Mesa duket politikani ka kaluar shumë kohë vetëm. Djali i tij 14-vjeçar, i cili e vizitonte gjatë fundjavave, nuk kishte qenë në shtëpinë e babait të tij atë javë./m.j

Next Post
Ekzekutimi i 42-vjeçarit në Lezhë, Nikolin Lekstakaj i shpëtoi një atentati në 2012

"U përdorën për ekzekutim"/ Vrasja e Lekstakajt, gjendet mjeti i djegur në Gjadër me një kallashnikov brenda, policia e konfirmon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In