• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja si fletë lavdërimi!

by Denis Dyrnjaja
26/05/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ikja e papritur dhe e parakohshme e Artan Lames një prej zyrtarëve të spikatur të qeverisjes socialiste dhe ish bashkëpunetor i Edi Ramës ndër vite, prodhoi veç vlerësimeve edhe një reaksion publik për periudhën që ai drejtoi institucionin e kadastrës. Njerëzit që mesa duket kishin akumuluar pakënaqësi për eksperiencat e tyre jopozitive kur zyrën e kadastrës që lëshon certifikata pronësie e legalizimi e drejtonte Lame, shpërthyen në rrjetet sociale, duke shprehur në një farë mënyre dufin që kishin për arrogancën, korrupsionin apo indiferencën me të cilën janë përballur.

Mes të pakënaqurve për punën e të ndjerit ka qenë asokohe dhe vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një nga kontributorët kryesorë që Artan Lame të largohej si drejtues i Kadastrës pasi marrëdhëniet e tyre institucionale ishin në pikën më të ulët, për të mos thënë zero. Vetëm dy ditë më parë Manja shprehte ngushëllime për Lamen dhe ndjeshmëri me nota prozaike, sikur realiteti të mos ishte ai që referova pak më lart.

Të mos kesh miq ose të kesh pak miq në jetë nuk është ndonjë gjë as e panatyrshme as e çuditshme. Edhe të kesh kundërshtarë apo armiq gjithashtu. Por që këtyre të fundit t’iu bësh elozhe pas vdekjes, kur ndërsa ishte gjallë nuk ke lënë fjalë e pakënaqësi pa shprehur, është paradoksale deri në absurd.

Sipas traditës nuk është as etike dhe as normale të flasësh apo komentosh për dikë që ka ndërruar jetë dhe që tashmë i përket botës së përtejme. Ndaj e di që shumë njerëz do më gjykojnë për këto fjalë e mendime. Por rasti i të ndjerit Artan Lame më shtyu personalisht të prek një temë kaq delikate dhe pothuajse tabu, sikurse është kjo e respektit formal ndaj çdo kujt që ndahet nga jeta pavarësisht asaj që ai ka bërë kur ishte mes nesh të gjallëve, pasi kjo shoqëri duhet të fillojë të bëhet dhe të mendojë vërtetësisht.

Në kohë kemi krijuar kodin e respektit ndaj të vdekurit. Ky lloj kodi është në fakt edhe shumë paradoksal, pasi për çdo kënd që ndahet nga jeta, duhet me patjetër të flitet mirë dhe vetëm pozivisht. Dmth po t’i referohesh funeraleve dhe reagimeve postmortore i bie që ne të kemi një shoqëri të shkëlqyer me njerëz fantastikë, që nuk kanë bërë kurrë as gabime as keq, përkundrazi lëvdohen sipas rastit me superlativa që të duhet i ndjeri dikush që ti se paskërkësh ditur kush paska qenë. Kjo ndodh si për njerëz të thjeshtë edhe për personazhe publike, të cilëve edhe ju dihet apo njihet kontibuti i mirë apo i keq qoftë ai.

Ndoshta ka ardhur momenti që duhet hequr kjo klishe, pasi ne e dimë se njeriu i përkryer nuk ekziston ose është tepër i rrallë, ndaj altari mortor është një hipokrizi e pakuptimtë që në vend se të konsiderohet si vlerë është në fakt një antikap shoqëror. Njeriu është kompleks mund të ketë veti e cilësi të mira, sikurse mund të ketë edhe cilësi e veti negative, gjithashtu dhe kontributi i tij mund të jetë jo linear dhe i shkëlqyer.

Psh në rastin e z Lame ai ka një meritë të jashtëzakonshme në ndërgjegjësimin për ruajtjen e vlerave kulturore, arkitektonike, muzeale apo historike në tërësi, ishte koleksionist i rafinuar dhe gjurmues i historisë si pakkush, por zëri i tij i fortë në mbrojtje të këtyre vlerave u fik, u shua, pasi PS erdhi në pushtet. Asnjë gjurmë reagimi nuk pati më prej dyshes Lame Shkreli për kullëzimin e Tiranës, për tjetërsimin e vlerave autoktone të qytetit apo qyteteve në tërësi. Ansje oponencë për rilindjen urbane që i ka bërë qytetet si këto gocat e reja të botoksit që janë bërë të gjitha njësoj një format dhe nuk ndan dot kush është kush prej tyre.

Pra shablloni ku flitet vetëm me superlativa është një formalitet i pakuptimtë dhe i tejkaluar në kohë e që duhet lënë pas. Njerëzit duhen respektuar ditën e ndarjes nga jeta për qenien e tyre si humanë, por boll me këtë fiksimin e “spaletave virtuale”, që duhet me ia vënë çdo kujt me patjetër. Ata që kanë kontribute absolutisht që t’i meritojnë ato dhe t’u shprehet mirënjohje, por kjo nuk mund të jetë standard fiks dhe për çdo kënd.

Sigurisht nuk është rasti i Artan Lames për t’u parë ose vlerësuar me lupën ekstreme të kritikës, por duke qenë një njeri disi më liberal se shumë të tjerë ndoshta dhe vetë ai nëse do ishte ende gjallë do binte dakord për të zhbërë pikërisht këtë hipokrizi kolektive për të hiperbolizuar fiktivisht gjithçka edhe nga ata që ndryshe flisnin pas krahëve të tij e ndryshe kur e takonin. Vajtimi i hipokritëve është kaqardhmja më e neveritshme që ekziston dhe kjo shoqëri e ka me shumicë këtë lloj hipokrizie. Artan Lame ishte modest si natyrë dhe ndoshta kjo vlen më shumë se çdo vlerë tjetër që ai kishte përsa kohë jetoi!

Next Post
Shqipëria nuk pranoi, Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë azilkërkuesit

Shqipëria nuk pranoi, Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë azilkërkuesit

Comments 1

  1. ppa says:
    7 months ago

    Dyrnjaja qe besoj eshte autokton tirane, duket se merakun e ka me “ruajtjen” e Tiranes osmane, nuk po them turkoshake. Nuk harron qe te kritikoj per kompensim edhe Rilindjen urbane. Nuk mbetet tjeter vec t’i thuash “kepucar te kepucet”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Nga Somalia në Iran, nga Siria në Venezuelë/ Të gjitha sulmet e nisura nga SHBA-të që kur Trump u bë president

January 3, 2026
Sulmi i Trump ndaj Venezuelës forcon pretendimet e Xi ndaj Tajvanit

Sulmi i Trump ndaj Venezuelës forcon pretendimet e Xi ndaj Tajvanit

January 3, 2026
Përfundon numërimi i votave në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ‘memorandumi i Kuçit’

Ngec reforma zgjedhore, Bylykbashi: PS nuk ka vullnet politik për konsensus

January 3, 2026
CNN: Maduro dhe gruaja e tij u tërhoqën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit gjatë bastisjes

CNN: Maduro dhe gruaja e tij u tërhoqën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit gjatë bastisjes

January 3, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros, Spiropali: Qëndrojmë përkrah SHBA

January 3, 2026
Tronditëse dëshmia e fëmijëve pasi burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum: Nënën e gjetëm të lidhur…

Tronditëse dëshmia e fëmijëve pasi burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum: Nënën e gjetëm të lidhur…

January 3, 2026
Me të njëjtat akuza dhe me ngjashmëri historike/ Kapja e Maduros pas sulmit të SHBA në të njëjtën datë me atë të Noriegës 36 vjet më parë…

Me të njëjtat akuza dhe me ngjashmëri historike/ Kapja e Maduros pas sulmit të SHBA në të njëjtën datë me atë të Noriegës 36 vjet më parë…

January 3, 2026
Situata në aksin Prekal- Ura e Shtrenjtë/ Denoncimi i deputetes së PD: Shembja e rrugës izolon Dukagjinin. Mungon energjia, qytetarët…

Situata në aksin Prekal- Ura e Shtrenjtë/ Denoncimi i deputetes së PD: Shembja e rrugës izolon Dukagjinin. Mungon energjia, qytetarët…

January 3, 2026
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

January 3, 2026
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Pse Shtetet e Bashkuara sulmuan Venezuelën? Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”: Çfarë fshihet pas vendimit të Trump?

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In