• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vdekja si aleate e zgjedhjeve në dy shtete

by Frrok Çupi
06/04/2021 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Vetëm në këtë rast zgjedhjet politike dhe vdekja i ngjajnë njëra tjetrës: Vdekja mund të ndalohet, të vonohet, ose edhe të shpejtohet. Kështu edhe zgjedhjet politike, mund të shtyhen, mund të afrohen ose të përsëriten… Veçse edhe një gjë: Në zgjedhje humb ose fiton; dhe kjo është e prerë, njësoj si vdekja.

Në shtetin e Kosovës dhe në Shqipëri, vdekja po përdoret në funksion të zgjedhjeve politike.

Në Shqipëri, që në  fillim, u kryen tre projeksione:

Projeksioni i parë i qeverisë (shtetit) për të funksionuar në favor të jetës së njerëzve gjatë gjithë pandemisë së egër të Koronavirusit. Kryetari i qeverisë përdori gjithë fjalorin e ‘naltë’ për t’u thënë të gjallëve ‘kujdes, kujdes!’ se kemi të bëjmë me armik të padukshëm. Për vete, qeveria e dinte se edhe sikur një jetë të humbë jashtë kujdesit maksimal mjekësor, kjo do të rëndonte shumë edhe politikisht. Deri më sot qeveria ka vaksinuar rreth 200 mijë qytetarë dhe ka siguruar vaksinimin masiv.

Projeksioni i dytë, i tretë dhe i katërt i takojnë opozitës:

Paniku: Kamerat e opozitës i futën deri në sallat e morgut dhe në varreza, dhe u panë pamje ‘pa pullë të kuqe’. Qëllimi nuk ishte aq për të fituar zgjedhjet opozita; qëllimi ishte që njeriu të lëshonte frymën e të mos mbante më asnjë anë. Nëse kjo ide do të funksiononte fort, atëherë njerëzia në vend do të binte në depresion. Ka një gjë më të tmerrshme se virusi korona- ja këtë do të vërtetonte opozita dhe do të shtynte zgjedhjet deri pa limit. Se opozita jonë nuk i do zgjedhjet, as parlamentin.

Shumëzimi i numrit të vdekjeve: Ka njerëz që mendojnë se tre krerët e opozitës, Berisha, Basha dhe Meta tentuan të shumëfishojnë numrin e viktimave ‘ashtu kot, pse janë ‘njerëz me gropa’. Jo, nuk është kaq naive. Po të arrinin të ‘ngurosnin’ viktima me shumicë në trurin e njerëzve, atëherë do të kërkonin prapë një haraç politik: ‘Na jepni fitoren në tavolinë!’. Prej kohësh ata po thonë se ‘ikni ju, duhet rrotacion!’; ‘na e lini tashmë se nuk ka lezet!’. Katastrofa e numrave do të ishte ‘arsye’. Në kulmin e kësaj lufte të keqe, të tre këta u vizituan nga presidentja në detyrë e Kosovës, zonja Osmani. Ajo iu dha sinjale se ‘do të jemi me ju’.

Në Kosovë aplikohet slogani ‘vdekjen e pranojmë, por jo vaksinën: Qeveria e re Kurti- Osmani, nuk pranoi që mjekët dhe mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksinat dhuratë e qeverisë shqiptare. Preteksti ishte ‘Kina’, por realisht është më afër. Njeriu aty po përdoret si trup pa jetë për të goditur shtetin shqiptar: Ose bllokohen zgjedhjet dhe i fiton Berisha- Meta; ose ata do të bllokojnë kufirin Tiranë- Prishtinë. Luftën e ftohtë qeveria e majtë ekstreme e Prishtinës do ta nisë nga Shqipëria.

Deri në 25 prill sa mund të shumëzohet vdekja? Opozita në Tiranë, që në fillim, ka sfiduar ligjin shqiptar dhe rregullin civil botëror për distancë dhe maskë në epidemi. Puna ishte që të zgjerohej harta e kuqe e infeksionit; dhe të goditeshin zgjedhjet. Nuk ndodhi deri tani. Tani krerët e opozitës po bëjnë thirrje ‘mos u vaksinoni’. Qëllimi është që të tremben njerëzit nga fantazma dhe të gjejnë vdekjen reale; kështu diçka del nga ‘zgjedhjet’. Si këta në Tiranë, edhe ata në shtetin e Kosovës, kanë një qasje të ndërsjellët me zgjedhjet: Kurti- Osmani i duan zgjedhjet si ujin e paktë! Të gjitha zgjedhjet i fitojnë…, por nuk qeverisin dot. Ndërsa këta të Tiranës bërtasin për zgjedhje, por sa herë kanë pasur pushtet, e kanë shkatërruar vendin.

Next Post
Lajm i mirë për bizneset e vogla, falet edhe tarifa për hapësirën publike, ja kush përfiton

Lajm i mirë për bizneset e vogla, falet edhe tarifa për hapësirën publike, ja kush përfiton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In