• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vdekja nuk pyet për mirësinë”/ Familjarët rrëqethin me dedikimet për babë e bir që vdiqën në Bogë

by
21/11/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të afërmit e babë e bir, Petrit dhe Jason Rushaj e kanë të pamundur të besojnë që nuk do të jenë më mes tyre. Me dhimbje të madhe ata kanë bërë dedikime tepër prekëse, për babë e bir që humbën jetën ditën e djeshme në Bogë të Shkodrës, pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën ata po udhëtonin.

Petrit Rushaj ka qenë një biznesmen i njohur në zonë dhe humbja e tij dhe e djalit të mitur ka hidhëruar shumë persona.

“Na e coptuat zemren Petrit Rushaj Jason Rushaj! Vdekja e pabese nuk pytka per mirsine e kesaj bote! Emri jot nuk vdes kurrë, do ju kujtojme tan jeten. Krishti u paste ne Parrize! Ngushellime familjes, shoqnise, Pultit e tane Shkodres per ket humbje kaq te madhe!” -shkruan një mik i tij

“Pushofsh në paqe Petrit Rushaj, ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për këtë tragjedi dhe dhimbje kaq të madhe. Petrit Rushaj ka qenë një frymëzim jo vetëm për krahinën e Pultit por edhe për mbarë Dukagjinin. E kam njohur prej shumë vitesh dhe kam marrë pjesë në shumë prej aktiviteteve të organizuara prej këti burri të Dukagjinit me plotë energji dhe vullnet për të punuar për vendlindjen e tij. Past dritë dhe pushoftë në paqe, Zoti i forcoftë familjarët të afërmit dhe të gjithë shokët dhe dashamirësit e tij.” – shkruan një tjetër.

Dje, Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë.

/e.d

Next Post
“Po mora votat, fitoren e kam garant”/ Merkoçi për kandidatët e PD-së: S’kanë asnjë vlerë!

"Po mora votat, fitoren e kam garant"/ Merkoçi për kandidatët e PD-së: S'kanë asnjë vlerë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In