Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të zv/ministrit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë. Basha shkruan se humbja tragjike e Arian Dacit ishte një humbje e madhe për gjithë Kosovën.
“Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zv/ministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan Basha.

/a.meta










