• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e turistes ruse, përfundon afati i paraburgimit për personin e ndaluar

by A R
06/09/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vonesa në kryerjen e ekspertizës së ADN-së rrezikon lirimin e shtetasit Ermal Fataj, person i arrestuar për ngjarjen në plazhin e Ksamilit, ku mbeti e vdekur turistja 15-vjeçare ruse, Ksenia Riok, shkruan “Panorama”.

Sot, më datë 6 shtator, 31-vjeçarit i mbaron afati i masës së sigurisë prej 45 ditësh burg, vendosur nga Gjykata e Sarandës në datën 24 Korrik. Një afat i tillë ishte vendosur nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, pikërisht për faktin se provat nuk ishin të qarta paraprakisht dhe nga analiza e ADN-së varej edhe përcaktimi i përgjegjësisë së personit të dyshuar.

Prokuroria e Sarandës, e cila po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur në korrik, është në vështirësi, pasi ndërsa afati i arrestit për personin e dyshuar po skadon, ende nuk ka marrë përgjigje për raportin e ADN-së nga laboratori i Policisë Shkencore.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë, specialistët e laboratorit kriminalistik duhet të krahasojnë fijet e flokut të gjetura ne helikat e skafit në pronësi të 31- vjeçarit Fataj për t’i krahasuar me flokët e viktimës. Pikërisht, ky krahasim shkencor, sipas Prokurorisë, do të ishte momenti vendimtar për fajësinë ose pafajësinë e të riut.

Nga ana tjetër, në mungesë të përgjigjes për analizën e ADN-së, dhe në kushtet e mungesës së provave të tjera, Prokuroria është në vështirë- si për të kërkuar nga Gjykata shtyrjen e afateve të paraburgimit ndaj personit të arrestuar nga ana e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vonesa në kryerjen e ekspertizës së ADN-së duket se ka lidhje me një defekt që pajisja e policisë shkencore pësoi në periudhën korrik-gusht. Llamba e pajisjes u dogj, ndërsa zëvendësimi i saj u bë vetëm në datën 11 gusht 2017, pasi pjesa e dëmtuar u ble në SHBA.

Më 11 gusht, Policia deklaroi se analizuesi i ADNsë u vendos në funksionim, por nga ana tjetër, ekspertiza e kërkuar nga Prokuroria e Sarandës nuk ka përfunduar dhe nuk është dorëzuar të paktën deri dje në organin e hetimit. Në momentin e arrestimit të 31-vjeçarit, Prokuroria deklaroi se nga këqyrja në skafin që ai përdorte në Ksamil, rezulton se në helikën e mjetit që drejtohej pa licencë nga shtetasi Ermal Fataj, u gjetën disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 16- vjeçare.

“Janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar, ndërsa ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf në orën që ka ndodhur ngjarja, por mohon të jetë përgjegjës për ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do të kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndier dhe do të merrte masa për t’i ardhur në ndihmë”, ka bërë me dije Prokuroria. Sipas saj, bazuar në këto të dhëna, grupi i hetimit ka krijuar dyshime të arsyeshme se Ermal Fataj mund të ketë goditur turisten ruse./a.m.

Next Post
Obama, bëhet ish-presidenti më i shtrenjtë për amerikanët

Obama, bëhet ish-presidenti më i shtrenjtë për amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In