Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për shtetasin Ermal Fataj, i cili dyshohet se përplasi me skaf turisten ruse 15-vjeçare në plazhin e Ksamilit.
Vendimi i gjykatës korespondnon me kërkesën e Prokurorisë e cila vendosi masën me afat në pritje të ekpertimeve për të vërtetuar nëse adoleshentja u përplas nga skafi që drejtohej nga ai.
Në helikën e mjetit lundrues, policia gjeti fije floku të ngjashme me ato të viktimës, çka rëndon pozitat e 31-vjeçarit./a.m.










