• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e të riut në burgun e Francës, ja çfarë thotë ambasadori shqiptar në Paris

by A R
10/02/2020 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Shqiptar në Francë, Dritan Tola në një prononcim ekskluzivisht për Shqiptarja.com ka deklaruar se është vënë në dije nga familjarët që Mentor Rexha ka ndërruar jetë në burgun në Francës. Interesimit tonë lidhur me këtë çështje, Tola shprehet se ka informuar të afërmit të marrin një avokat, e ndërsa sa u përket pretendimeve të familjarëve se ambasada u ka thënë se “nuk kanë fonde për të sjellë trupin e të riu”, Tola shprehet se kjo nuk është kompetencë tyre. Ai ka sqaruar se familjarët duhet të kontaktojnë me shërbimin social në Shqipëri lidhur me transportimin e trupit në atdhe.  Sa i përket dyshimeve të familjarëve, siç edhe motra Suela tha më herët për Shqiptarja.com se është vrarë, Tola shprehet se po mban kontakte me autoritete franceze, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim për këtë.

“Për ngjarjen e trishtueshme të shtetasit Mentor Rexha, Ambasada është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit të dielën e shkuar dhe që atë dite e deri me sot, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm e të përditshëm me të afërmit (motrën, vëllain dhe kushërirat) për të ndihmuar në vendosjen e kontaktit me qëndrën penitenciare të Lorient (qytet mbi 500 km nga Parisi), si edhe për lehtësuar udhëtimin e së motrës nëpërmjet Italisë në Francë e më pas deri në qytetin Lorient.

Shërbimi konsullor ka qenë gjithashtu në kontakt me autoritetet policore dhe ato të burgut, përfshirë me drejtoreshën e burgut dhe kjo e fundit pas kësaj e ka pritur vetë të motrën e të ndjerit, pardje të premten, kur ajo mundi të mbërrinte në Lorient.

Dje (të shtunën) bashkë me të vëllain tjetër ardhur nga Gjermania, ata mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit dhe dje pasdite gjatë kontaktit me Ambasadën ata u shprehen se kanë dyshime lidhur me vetëvrasjen e  vëllait te tyre. Ambasada iu përgjigj, siç parashikohet në këto raste, se nëse kane dyshime Ambasada do të kërkonte informacion suplementar mbi ngjarjen dhe sugjeroi ndërkohë që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktonte edhe ajo një avokat për ta ndjekur çështjen nga ana ligjore.

Gjithashtu, i vëllai nga Gjermania i të ndjerit pyeti lidhur me shpenzimet e kthimit në atdhe të trupit të të ndjerit dhe Ambasada e sqaroi se kjo nuk është në kompetencën direkte të saj, por familja mund t’u bëjë kërkesë autoriteteve kompetente të shërbimeve të ndihmës sociale në Shqipëri.

Për më shumë, ne presim informacion më të detajuar dhe zyrtar që u kemi kërkuar autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze lidhur me pretendimet dhe dyshimet e ngritura dje nga të afërmit.

Për çdo informacion tjetër, Ambasada mbetet në dispozicion të plotë”, shprehet Tola .

Next Post
Qeveria jep 18 milionë lekë për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vettingu në polici, kush janë dy zyrtarët që do kalojnë sot në sitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In